Nufi nga Mirdita: Zjarre agresive në fshatin Tenë, problematike edhe vatrat në Dukat të Vlorës dhe Gojan të Pukës

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi ishte sot në fshatin Tenë të Mirditës, ku pjesa më e madhe e banorëve janë evakuuar për shkak të rrezikut nga zjarret.


Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi ishte sot në fshatin Tenë të Mirditës, ku pjesa më e madhe e banorëve janë evakuuar për shkak të rrezikut nga zjarret.

Sipas ministrit, situata është përmirësuar gjatë dy orëve të fundit, pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse dhe dy helikopterëve të Forcave Ajrore. Terreni i thyer e ka bërë të vështirë ndërhyrjen nga toka, ndërsa ndërhyrja nga ajri ka ndihmuar në neutralizimin e rrezikut.

“Në fshatin Tenë në Mirditë kishte një situatë shumë të vështirë para dy orësh konkretisht, me shpërthimin e një vatre zjarri që ishte shumë agresive. Menjëherë kanë ardhur forcat nga bashkia, nga zjarrfikëset vendore dhe është kërkuar edhe ndërhyrja nga ajri. Kemi bërë të mundur që dy helikopterë nga forca ajrore të vinin për të ndërhyrë, pasi për shkak të terrenit të thyer, ndërhyrja nga toka ishte shumë e vështirë. Siç edhe ju e shikoni, duket që situata është nën kontroll. Është situatë e vështirë”, tha Nufi për mediet.

Nufi tha se në Mirditë raportohen çdo ditë rreth dy-tri vatra zjarri, duke ngritur dyshime për mundësinë e zjarrvënieve të qëllimshme. Sipas tij, identifikimi i shkaqeve dhe përgjegjësve është në kompetencë të Policisë.

“Na vjen keq që përballemi me këtë situatë, pasi në Mirditë dëgjojmë që përhapen çdo ditë nga dy-tri vatra zjarri. Është jashtë logjikës njerëzore, por kjo është punë e Policisë pastaj që të identifikojë shkaqet e këtyre zjarreve. Po bëjmë çmos që të mos kemi asnjë dëm në jetë njerëzore dhe banesa”, tha ai.

Ndërkohë, sipas ministrit situatë problematike vijon të jetë në Dukat të Vlorës, ku flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të erës së fortë. Në zonë janë angazhuar 105 efektivë të Forcave të Armatosura, ndërsa për shuarjen e zjarrit po përdoren edhe dy avionë “Air Tractor”.

Vatra aktive janë raportuar edhe në Gojan të Pukës, ku zjarri është riaktivizuar në Gojan të Madh. Në këtë zonë janë stacionuar mbi 60 efektivë të Forcave të Armatosura.

“Situata më problematike është në Vlorë, në Dukat. Atje janë 105 efektivë të Forcave të Armatosura. Zjarri po përhapet me shpejtësi. Era na ka penalizuar. Kemi një situatë të vështirë në Gojan të Pukës, për shkak të riaktivizimit të një vatre në Gojan të Madh. Pas Mirditës do të shkojmë edhe në Gojan. Kemi të stacionuar atje mbi 60 efekivë të Forcave të Armatosura”, tha ai.

Ministri bëri të ditur gjithashtu se situatë e vështirë paraqitet edhe në malin e Dajtit dhe në Klos.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha: Muzeu Besa në Tiranë dhe ai hebraik në Vlorë, projekte për forcimin e miqësisë Shqipëri-Izrael

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, gjatë një deklarate të përbashkët me homologun izraelit, Gideon Sa’ar, theksoi…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Muzeu Besa në Tiranë dhe ai hebraik në Vlorë, projekte për forcimin e miqësisë Shqipëri-Izrael

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, gjatë një deklarate të përbashkët me homologun izraelit, Gideon Sa’ar, theksoi…