Nufi: Guna Tactical, investim me rëndësi në industrinë shqiptare të mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi ndau sot pamje nga kantieri i punës në kompaninë “Guna Tactical”, ku po ndërtohet një nga investimet më të rëndësishme të partneritetit publik-privat në industrinë shqiptare të mbrojtjes.


Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi ndau sot pamje nga kantieri i punës në kompaninë “Guna Tactical”, ku po ndërtohet një nga investimet më të rëndësishme të partneritetit publik-privat në industrinë shqiptare të mbrojtjes.

Sipas ministrit, “”Guna Tactical” do të prodhojë veshje ushtarake jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin dhe për vendet e tjera”.

Ministri theksoi më tej në videon e ndarë në rrjetet sociale, se mbi 290 punojnë sot në këtë industri, duke cilësuar se numri i tyre do shkojë mbi 1 000 në momentin që kantieri do të jetë plotësisht funksional.

Ndër të tjera, Nufi vendos theksin te punësimi i njerëzve në këtë industri.

“Jemi krenarë për faktin që kjo industri, jo vetëm gjeneron të ardhura, por punëson njerëz dhe ndikon në komunitet çdo ditë”, tha ai.

“Guna Tactical” është krijuar si një ndërmarrje e përbashkët (joint venture) mes ndërmarrjes shtetërore KAYO dhe kompanisë private MSSC. Në fokus të aktivitetit të saj është projektimi, prodhimi, tregtimi dhe eksporti i uniformave ushtarake dhe aksesorëve, kryesisht për Forcat e Armatosura, strukturat e tjera të sigurisë, vendet e rajonit dhe aleatë të NATO-s.

Burimi ATSH

Hoxha: Muzeu Besa në Tiranë dhe ai hebraik në Vlorë, projekte për forcimin e miqësisë Shqipëri-Izrael

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, gjatë një deklarate të përbashkët me homologun izraelit, Gideon Sa’ar, theksoi…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Muzeu Besa në Tiranë dhe ai hebraik në Vlorë, projekte për forcimin e miqësisë Shqipëri-Izrael

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, gjatë një deklarate të përbashkët me homologun izraelit, Gideon Sa’ar, theksoi…