
Tag: Ministria e Brendshme
Teknologjia moderne e kalimit elektronik të kufirit, e-Gate, që ka lehtësuar ndjeshëm lëvizjen e qytetarëve në Aeroportin e Rinasit, do të shtrihet shumë shpejt edhe në portet kryesore detare të vendit, në Durrës dhe Sarandë.
Zëvendësministri i Brendshëm, Julian Hodaj, tha se ndryshimet që sjell Akti Normativ për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme, përmes 10 neneve, kanë për qëllim rritjen e eficiencës dhe përgjegjshmërisë në inspektimin e territorit.
Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, shoqëruar nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda, kryeinspektorja e IKMT-së, Dallëndyshe Bici, nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Blendi Sulaj dhe përfaqësues të IMT-së dhe IKMT-së, inspektuan sot në Farkë aksionin për bllokimin e disa objekteve të ndërtuara në shkelje të lejes, duke dhënë mesazhin e qartë për vendosjen e ligjshmërisë në territor.
Në takimin me punonjës të Shërbimit Zjarrfikës në Durrës, ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu foli mbi forcimin e shërbimit, për garantimin e një reagimi më të shpejtë e më efektiv në çdo situatë emergjente. Në takim ishin edhe kryetarja e bashkisë Durrës, prefekti dhe drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës.
Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu mbodhi sot në një tryezë diskutimi, gjithë institucionet kryesore që luajnë rol kyç në sigurinë rrugore për hartimin e kuadrit ligjor.
Në Pallatin e Kongreseve, 852 të rinj e të reja zhvilluan sot testimin për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit
Ministrja për Punët e Brendshme Albana Koçiu e pranishme në aktivitetin për prezantimin e Identitetit Digjital, një hap domethënës për Shqipërinë në rrugën e saj drejt modernizimit teknologjik të jetës sociale dhe ekonomike tha se projekti prek çdo qytetar shqiptar duke ndryshuar mënyrën se si ndërveprohet me shtetin, me bankën, me biznesin e me njëri-tjetrin.
Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, ndau sot në rrjetet sociale momente nga orët ndërgjegjësuese të programit “Policimi në komunitet”, i cili po zbatohet në shkollat 9-vjeçare në të gjithë vendin.
Ministrja e Brendshme Albana Koçiu, në kuadër të Procesit të Berlinit, mori pjesë sot në Samitin për Sigurinë dhe Migracionin i cili u zhvillua në Londër.
Ministrja e Punëve të Brendshme Albana Koçiu përgëzoi 415 studentët e Akademisë së Sigurisë pas përfundimit me sukses të kursit “Patrullë e Përgjithshme”.









