Koçiu: Koordinim ndërinstitucional mes strukturave vendore për menaxhimin e situatës nga reshjet

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu deklaroi se për shkak të motit të keq që pritet të ditët në vijim, duhet të ketë një koordinim maksimal ndërinstitucional mes strukturave vendore.


Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu deklaroi se për shkak të motit të keq që pritet të ditët në vijim, duhet të ketë një koordinim maksimal ndërinstitucional mes strukturave vendore.

Ministrja Koçiu e bëri këtë deklaratë sot gjatë një takimi, ku të pranishëm ishin edhe zëvendëskryeministrja, njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Andis Salla, kreu i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile Haki Çako, si edhe prefektë dhe kryetarë bashkish në vend.

Koçiu tha se prefektët gjatë këtyre ditëve duhet që të perfeksionojnë koordinimin ndërinstitucional akoma më shumë, për shkak të situatës që pritet me motin e keq.

“Do t’ju ftoja, sidomos zonat me risk, të jenë në gatishmëri dhe të koordinohen sa më mirë me institucionet vendore, duke pasur parasysh të gjitha ato çështje që në rast reshjesh të shtuara janë prezente, duke nisur me rrjetin e kanalizimeve, kanalet kulluese, duke raportuar çdo problematikë në kohë reale”, tha Koçiu.

Ministrja Koçiu kërkoi një bashkëpunim më të ngushtë të prefektes së re të qarkut Shkodër me kryetarin e bashkisë, Benet Beci, pasi të dyja strukturat kanë eksperiencën e mjaftueshme për t’ia dalë me sukses.

Burimi ATSH

Peleshi vizitë në Çeki, mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, në vijim të turit të diplomacisë parlamentare në vendet partnere të Bashkimit Europian, në kuadër…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Peleshi vizitë në Çeki, mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, në vijim të turit të diplomacisë parlamentare në vendet partnere të Bashkimit Europian, në kuadër…