Nufi: Shqipëria rikonfirmon angazhimin e saj të palëkundur në mbështetje të Ukrainës

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mori pjesë në takimin e 35-të të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës mbajtur në Bruksel ku ministrat e Mbrojtjes nga vendet anëtare të NATO-s dhe shtetet partnere diskutuam zhvillimet më të fundit të sigurisë dhe situatën në Ukrainë.


Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mori pjesë në takimin e 35-të të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës mbajtur në Bruksel ku ministrat e Mbrojtjes nga vendet anëtare të NATO-s dhe shtetet partnere diskutuam zhvillimet më të fundit të sigurisë dhe situatën në Ukrainë.

Nufi deklaroi pas këtij takimi se “Shqipëria rikonfirmon angazhimin e saj të palëkundur në mbështetje të Ukrainës 🇺🇦, në përputhje me vlerat dhe objektivat e NATO-s”.

“Që nga fillimi i agresionit rus, ne kemi qëndruar krah për krah popullit ukrainas për të mbrojtur lirinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit të tij”, u shpreh ministri i Mbrojtjes.

Në Bruksel, ministri Nufi mori pjesë në Takimin e Ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, ku u diskutuan prioritetet kryesore të Aleancës në funksion të forcimit të sigurisë dhe mbrojtjes kolektive në hapësirën euro-atlantike.

Në ministerial është theksuar rëndësia e ruajtjes së unitetit ndërmjet aleatëve, rritjes së gatishmërisë operacionale dhe forcimit të kapaciteteve mbrojtëse përballë sfidave të reja dhe kërcënimeve në zhvillim ndaj sigurisë ndërkombëtare.

Ministri Nufi vlerësoi se “bashkëpunimi ndërmjet aleatëve, investimet në mbrojtje dhe modernizimi i kapaciteteve ushtarake janë garancia më e fortë për paqen, sigurinë dhe mbrojtjen e vlerave tona të përbashkëta”.

Duke riafirmuar angazhimin e Shqipërisë në kuadër të NATO-s, ministri nënvizon ndër të tjera se: “Shqipëria do të vijojë të japë kontributin e saj të pandërprerë me përgjegjësi dhe vendosmëri në kuadër të NATO-s si një aleate e përkushtuar dhe e besueshme, duke forcuar rolin e saj si faktor stabiliteti në rajon e më gjerë”.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Nufi: Shqipëria e angazhuar për forcimin e bashkëpunimit rajonal në mbrojtje dhe siguri

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mori pjesë në Ministerialin e Bashkëpunimit të Mbrojtjes të Evropës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor (CEDC),…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: Shqipëria e angazhuar për forcimin e bashkëpunimit rajonal në mbrojtje dhe siguri

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mori pjesë në Ministerialin e Bashkëpunimit të Mbrojtjes të Evropës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor (CEDC),…