Koçiu: Buxheti 2026, rritje pagash dhe investime në siguri e teknologji

Në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes u diskutua sot në parim projektligji “Për buxhetin e vitit 2026”, ku ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, prezantoi prioritetet dhe drejtimet kryesore të financimit për vitin e ardhshëm.


Në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes u diskutua sot në parim projektligji “Për buxhetin e vitit 2026”, ku ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, prezantoi prioritetet dhe drejtimet kryesore të financimit për vitin e ardhshëm.

Koçiu theksoi se, viti 2026 do të sjellë një buxhet rekord për Shqipërinë, rreth 9 miliardë euro, ndërsa Ministria e Brendshme do të ketë buxhetin më të lartë ndonjëherë, 50 milionë euro më shumë se viti aktual dhe 100 milionë euro më shumë krahasuar me dy vite më parë.

Sipas saj, ky buxhet përmban lajme të mira si për qytetarët, ashtu edhe për efektivët e strukturave të varësisë së ministrisë.

Rritja e pagave për 12,432 punonjës të Policisë së Shtetit, për 1,491 punonjës të Gardës së Republikës, për 1,389 punonjës të Shërbimit Zjarrfikës, për 181 punonjës të vetë Ministrisë së Punëve të Brendshme, si dhe të gjitha ato institucione të tjera të varësisë së MPB-së, do të hyjë në fuqi nga janari 2026.

“Ashtu si të gjithë punonjësit e administratës publike, edhe ata janë pjesë e rritjes që do të vijë si rrjedhojë e njësimit të normës së inflacionit me 2.5% si dhe nga rritja e pagës minimale në shkallë vendin në nivelin 500 euro”, tha ministrja.

Ndërsa për rreth 11,500 efektivë të policisë me grada, rritja është e trefishtë, theksoi Koçiu, teksa shtoi se, “përveç njësimit të inflacionit, përfitojnë edhe nga ndryshimi i formulës së vjetërsisë, si dhe nga përfshirja në lekë, si pjesë e pagës së tyre, e bonusit ushqimor, që deri më sot është dhënë si kartë ushqimore”.

“Si rezultat, një inspektor i thjeshtë, nga një pagë 80,500 lekë që paguhet sot, me të gjitha shtesat, paga do të shkojë në 100,000 lekë, ose 20% më shumë, flas këtu me lekë të reja. Për një nënkomisar, paga nga 95,500 lekë do të shkojë në 116,000 lekë; për një komisar, me të gjitha shtesat, nga 105,000 shkon në 125,600 lekë dhe për një kryekomisar, nga 115,500 lekë në 136,000 lekë”, tha ministrja, teksa rritje do të ketë edhe për gradën drejtues dhe drejtues i parë.

“Në 12 vjet, pagat sipas kategorive në Policinë e Shtetit janë rritur me 150%”, shtoi ministrja.

Ajo theksoi se përveç rritjes së pagave, buxheti 2026 do të mbështesë fuqishëm modernizimin e Policisë së Shtetit dhe përmirësimin e infrastrukturës teknologjike, përmes përdorimit të pajisjeve të inteligjencës artificiale dhe zgjerimit të sistemit të kamerave në të gjithë vendin.

Midis projekteve të rëndësishme, Koçiu përmendi avancimin e projektit të “qyteteve inteligjente”, që synon monitorimin 24/7 të sigurisë publike në 20 qytetet kryesore të vendit, si dhe përmirësimin e Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile me shërbime të dixhitalizuara për qytetarët brenda dhe jashtë vendit.

Ministrja vuri theksin edhe te mbështetja e kapitujve 23 dhe 24 të negociatave me Bashkimin Europian, forcimi i luftës kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe zbatimi i reformave që garantojnë ligjshmëri në territor dhe trajtimin e ndërtimit pa leje.

“Ky buxhet nuk është vetëm një plan financiar, por një instrument i fuqishëm që na jep mundësi të avancojmë reformat transformuese dhe të sigurojmë që Shqipëria të përmbushë objektivat drejt anëtarësimit në BE deri në vitin 2027”, përfundoi ministrja Albana Koçiu.

Burimi ATSH

Flotë me 500 dronë për afresket e ajrit nga sipërmarrësi shqiptarë

Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Flotë me 500 dronë për afresket e ajrit nga sipërmarrësi shqiptarë

Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.