Farabi: TIA mirëpret turistë nga e gjithë bota, 300 milionë euro investime

Drejtori Operativ (COO) i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, Piervittorio Farabi, e cilësoi nisjen e fluturimit të parë transatlantik nga Shqipëria drejt Kanadasë si një moment historik për aeroportin dhe për sektorin e aviacionit në rajon.


Drejtori Operativ (COO) i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, Piervittorio Farabi, e cilësoi nisjen e fluturimit të parë transatlantik nga Shqipëria drejt Kanadasë si një moment historik për aeroportin dhe për sektorin e aviacionit në rajon.

Në ceremoninë inauguruese të fluturimit të parë Tiranë – Toronto, ku të pranishëm ishin Kryeministri Edi Rama, ministri i Infrastruktruës dhe Energjisë Enea Karakaçi dhe ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja, Farabi tha se kjo lidhje ajrore ka qenë një ëndërr për Shqipërinë prej shumë vitesh, e cila sot është bërë realitet pas një pune të gjatë dhe përkushtimi të vazhdueshëm.

“Ky është fluturimi i parë transatlantik, një lidhje që ka qenë një ëndërr për këtë vend për vite me radhë. Kanë qenë vite pune për ta kthyer këtë aspiratë në realitet”, u shpreh ai.

Sipas Farabit, ky zhvillim përfaqëson kulmimin e investimeve të konsiderueshme në infrastrukturë, kapacitete operacionale dhe zhvillimin e kapitalit njerëzor.

Ai theksoi se ndërlidhja ajrore sjell zhvillim ekonomik dhe social, ndërsa Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka punuar vazhdimisht për të zgjeruar lidhjet e Shqipërisë me botën.

“Mirëpritja e operacioneve të mëdha kërkon vizion, përkushtim dhe investime të rëndësishme. Ne kemi investuar 300 milionë euro në transformimin e aeroportit të Tiranës, për ta sjellë atë në përputhje me standardet e aviacionit modern”, deklaroi Farabi.

Ai nënvizoi se këto investime kanë dhënë rezultate konkrete, duke tërhequr kompani të reja ajrore dhe duke ulur kostot e udhëtimit për qytetarët që udhëtojnë nga dhe drejt Shqipërisë.

Farabi shtoi se Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mirëpret turistë nga e gjithë bota dhe se zgjerimi i rrjetit të destinacioneve krijon mundësi të reja për promovimin e kulturës, mikpritjes dhe bukurive natyrore të Shqipërisë.

Duke iu referuar fluturimit të ri drejt Kanadasë, ai tha se kjo linjë ka një rëndësi të veçantë edhe për diasporën shqiptare.

“Nuk është rastësi që sot po hapet kjo rrugë drejt Kanadasë. Ky nuk është vetëm një destinacion turistik, por edhe një vend ku jeton një komunitet i madh i diasporës shqiptare”, përfundoi Farabi.

Lexo më shumë nga

Ibrahimaj: OBP lançon platformën e re elektronike të prokurimeve

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj bëri të ditur sot nisjen e platformës së re elektronike të prokurimeve, prokurimet.obp.al,…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ibrahimaj: OBP lançon platformën e re elektronike të prokurimeve

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj bëri të ditur sot nisjen e platformës së re elektronike të prokurimeve, prokurimet.obp.al,…