Koçiu në Farkë: Shkelësit e lejeve të ndërtimit futen në “listën e zezë”

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, ishte sërish sot në Farkë, në kuadër të operacionit që po zhvillohet në terren kundër ndërtimeve të paligjshme dhe abuzimeve me lejet e ndërtimit.


Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, ishte sërish sot në Farkë, në kuadër të operacionit që po zhvillohet në terren kundër ndërtimeve të paligjshme dhe abuzimeve me lejet e ndërtimit. Koçiu ishte e shoqëruar nga nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Blendi Sula si dhe drejtuesja e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), Dallëndyshe Bici.

Sipas Koçiut ky është një operacion i pandalshëm për t’i dhënë fund kaosit në territor. Koçiu theksoi se shkelësit futen në listën e zezë, objektet pa leje prishen me kosto për vetë shkelësit dhe, kur e parashikon ligji, konfiskohen.

“Jemi sërish në zonën e Farkës duke theksuar se operacioni që kemi nisur më 3 nëntor vijon intensive çdo ditë. Nuk do të ndalemi deri ditën e fundit për të verifikuar çdo leje ndërtimi nëse është në respekt të rregullave.

“Ndërtuesit, projektuesit dhe çdo palë e përfshirë kanë detyrimin e vetëm zbatimin e ligjit. Deri tani nga inspektimet janë konstatuar një sërë shkeljesh, duke nisur nga mungesa e dokumentacionit teknik në kantier, mungesa e akteve të kontrollit sipas fazave të punimeve, moszbatim i planeve të organizmit të kantiereve, mungesë e masave të sigurimit teknik dhe shkelje të kushteve të lejeve të ndërtimit që kanë sjellë shtesa në sipërfaqet ndërtimore.

“Për të gjitha këto raste masat janë të qarta dhe të menjëhershme. Kush shkel rregullat futet në listë të zezë dhe nuk ka të drejtë që të aplikojë për leje ndërtimit. Së dyti shpenzimet e prishjes i mban subjekti që ka kryer shkeljen. Në rastet e përcaktuara nga ligji objekti konfiskohet për interes publik ose strehim sociale”, tha Koçiu.

Nënkryetari i bashkisë së Tiranë, Blendi Sula theksoi se “ajo që shikohet ëshët se lejet e ndërtimit në shumicën e rasteve nuk janë zbatuar siç duhet të bazë të rregullave dhe kushteve urbanistike. Ne si bashki Tiranë kemi marrë të gjitha lejet e ndërtimit që janë në gjithë zonën e Farkës, Lundrës, Bathores duke ja vënë në dispozicion IKMT-së që më pas të bëhen të gjitha verifikimet a e kanë zbatuar apo jo lejen e ndërtimit ashtu siç duhet”.

Drejtuesja e IKMT-së, Dallëndyshe Bici theksoi se “IKMT në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe bashkinë Tiranë ka vazhduar operacionin në terren duke verifikuar çdo kantier ndërtimi.

“Dokumentacioni i terrenit është ballafaquar me dokumentacionin që na ka vënë në dispozicion bashkia Tiranë. Ky proces do të vijojë çdo ditë për të vërtetuar nëse lejet e dhëna po respektohet nga ndërtuesit”.

Koçiu nënvizoi se ky operacion është për t’i dhënë fund abuzimeve me ndërtimet pa leje, duke përfshirë edhe ndëshkimin e autoriteteve që mbyllin sytë ose implikohen në paligjshmëri.

Burimi ATSH

Lamallari: Policia ka menaxhuar me maturi protestat

Ministri i Punëve të Brendshme Besfort Lamallari deklaroi ditën e sotme se Policia e Shtetit ka menaxhuar me maturi protestat…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Lamallari: Policia ka menaxhuar me maturi protestat

Ministri i Punëve të Brendshme Besfort Lamallari deklaroi ditën e sotme se Policia e Shtetit ka menaxhuar me maturi protestat…