Kuvendi forcon kapacitetet për përdorimin e Inteligjencës Artificiale

Deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe shërbimet e Kuvendit, morën pjesë në një aktivitet ku u prezantuan udhëzimet për përdorimin e Inteligjencës Artificiale në Parlament”.

Balla takim me Tremontin: Marrëveshje bashkëpunimi mes komisioneve të përhershme të dy parlamenteve

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla gjatë vizitës në Romë zhvilloi një takim me kryetarin e Komisionit për Punët e Jashtme dhe Çështjet Europiane të Dhomës së Deputetëve, Giulio Tremonti.

Balla, takim në Senatin italian: Vlerësojmë mbështetjen e Italisë në rrugëtimin drejt BE-së

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, zhvilloi sot një takim në Senatin italian, ku u prit nga kryetarja e komisionit të Politikës së Jashtme dhe Mbrojtjes, Stefania Gabriella Anastasia Craxi.

Reforma në Drejtësi, Xhafaj: Momenti për analizë se çfarë duhet bërë në vijim

Ish-kryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Sistemin e Drejtësisë, aktualisht kryetari i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Antikorrupsionin dhe Sundimin e Ligjit, Fatmir Xhafaj, u shpreh sot se Reforma në Drejtësi ka sjellë një transformim institucional në Shqipëri.

Gjiknuri: Balancë mazhorancë-opozitë në komisionin e reformës zgjedhore, premisë për konsensus

Zëvendëskryetari i komisionit parlamentar për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, Damian Gjiknuri deklaroi sot se ka ardhur koha që Shqipëria të ketë një ligj të standardeve më të mira europiane për sa i përket financimit të partive politike si dhe raportimit të financimit të fushatave zgjedhore.

Peleshi: Këshilli i Europës, pikë referimi për standardet e ndërtimit të institucioneve demokratike

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, deklaroi sot se Shqipëria ka pasur në këto tri dekada një bashkëpunim të frytshëm dhe të pazëvendësueshëm me Këshillin e Europës dhe Komisionin e Venecias

Komisionerja për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil: 145 informacione të shqyrtuara gjatë 2024-ës

Komisionerja për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, Pranvera Strakosha tha sot se gjatë 2024 janë shqyrtuar 145 informacione, kërkesa apo sinjalizime që kanë ardhur në drejtim të institucionit.

Balla: Vota e Diasporës, moment historik për demokracinë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, iu rikthye sot në Kuvend pretendimeve për manipulim të votës së diasporës nga ana e opozitës, duke thënë se e vërteta është që ata u mundën më 11 maj dhe do të munden edhe në zgjedhjet e ardhshme.

Peleshi pret ambasadoren e Zvicrës, në fokus rritja e transparencës

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi priti sot në një takim ambasadoren e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber.

Balla: Presidenti Begaj nuk ka kryer asnjë shkelje, nuk do të shkarkohet

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi sot se Presidenti i Republikës, Bajram Begaj nuk ka kryer asnjë shkelje dhe nuk do të shkarkohet.