
Tag: Kuvendi i Shqiperise
Vizita zyrtare e deputetit Arbjan Mazniku në Romë ka vijuar me një agjendë intensive takimesh në nivelet më të larta të Parlamentit italian, duke vënë në fokus marrëdhëniet strategjike Shqipëri–Itali, integrimin europian dhe bashkëpunimin ekonomik.
Thellimi i partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Italisë, rritja e bashkëpunimit ekonomik e parlamentar, si dhe mbështetja e mëtejshme e Italisë për rrugëtimin europian të Shqipërisë janë fokusi kryesor i agjendës dyditore në Romë të delegacionit shqiptar ku pjesë është dhe deputeti i PS-së, Arbjan Mazniku.
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, zhvilloi sot një takim me deputetë të Parlamentit të Moldavisë dhe drejtues të Federatës së Futbollit të Moldavisë, ku në fokus të diskutimeve ishte forcimi i bashkëpunimit ndërparlamentar mes Shqipërisë dhe Moldavisë.
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, zhvilloi një takim me ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, përfaqësuesen e Zyrës Rajonale të Parlamentit Europian në Tiranë, Tatiana Mrazikova, si dhe përfaqësues të ekipit IDEA +7.
Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ku në rendin e ditës parashikohen 3 interpelanca të kërkuar nga deputetët e opozitës.
Nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu, theksoi sot rëndësinë e forcimit të lidhjeve me diasporën dhe standardizimit të gjuhës shqipe.
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, priti në një takim homologun e Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ku u diskutua mbi forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe thellimin e bashkëpunimit parlamentar mes dy vendeve.
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, deklaroi sot se diaspora shqiptare është faktor kyç i zhvillimit dhe integrimit europian.
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi zhvilloi sot në Korçë një takim me presidentin e parlamentit të Landit Saksoni-Anhalt në Gjermani, Gunnar Schellenberger, në kuadër të forcimit të marrëdhënieve dhe shkëmbimeve ndërinstitucionale.
Seanca plenare e Kuvendit u zhvillua sot mes diskutimesh të gjera politike për çështje të qeverisjes dhe procesit të integrimit.









