Balla takim me Tremontin: Marrëveshje bashkëpunimi mes komisioneve të përhershme të dy parlamenteve

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla gjatë vizitës në Romë zhvilloi një takim me kryetarin e Komisionit për Punët e Jashtme dhe Çështjet Europiane të Dhomës së Deputetëve, Giulio Tremonti.


Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla gjatë vizitës në Romë zhvilloi një takim me kryetarin e Komisionit për Punët e Jashtme dhe Çështjet Europiane të Dhomës së Deputetëve, Giulio Tremonti.

Gjatë takimit, Balla ka diskutuar me Tremontin lidhur me marrëveshjen e bashkëpunimit mes komisioneve të përhershme të Kuvendit të Shqipërisë dhe Parlamentit italian.

“Marrëveshje bashkëpunimi mes komisioneve të përhershme të Kuvendit të Shqipërisë dhe Parlamentit Italian (Dhoma e deputetëve dhe Senat), për çështje të interesit të përbashkët dhe politikat europiane”, shkruan Balla në rrjete sociale.

Marrëveshja synon të forcojë lidhjet institucionale mes dy parlamenteve, shkëmbimin e përvojave legjislative dhe në koordinimin e politikave europiane, në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Partneriteti mes komisioneve parlamentare pritet të ndihmojë në forcimin e kapaciteteve institucionale të Kuvendit të Shqipërisë dhe në rritjen e transparencës e efikasitetit ligjvënës, duke u frymëzuar nga modeli italian i funksionimit parlamentar.

Marrëveshja e nënshkruar pritet të konkretizohet me plane pune të përbashkëta, vizita të ndërsjella të delegacioneve parlamentare dhe projekte të përbashkëta në fushën e politikave europiane.

Ky është një hap i rëndësishëm diplomatik dhe parlamentar, që tregon se bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Italisë nuk mbetet vetëm në nivel qeveritar, por shtrihet edhe në fushën legjislative, duke forcuar dimensionin institucional të partneritetit strategjik mes dy vendeve.

Balla në takim shoqërohej nga deputeti demokrat Saimir Korreshi dhe deputeti socialist Skënder Pashaj.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: 63% e të rinjve që mbarojnë arsimin profesional punësohen

Kryeministri Edi Rama informoi sot se 63% e atyre që mbarojnë arsimin profesional, punësohen, shifër kjo që po orienton të…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Rama për “Al Jazeera”: Qeveria nuk po shet tokë publike, investimi në Zvërnec bekim për vendin

Kryeministri Edi Rama deklaroi se investimi në Zvërnec është një bekim për vendin pasi sjell një investim prej 4 miliardë…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Teologu në shoqërinë shqiptare: ndërmjet formimit fetar dhe angazhimit publik

Debati mbi rolin e teologëve në shoqërinë shqiptare është bërë më i pranishëm vitet e fundit, sidomos në kushtet e…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: 63% e të rinjve që mbarojnë arsimin profesional punësohen

Kryeministri Edi Rama informoi sot se 63% e atyre që mbarojnë arsimin profesional, punësohen, shifër kjo që po orienton të…