Spiropali: Kuvendi do të vijojë angazhimet për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në një takim kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Enkel Rexhepi.

Spiropali – Kiselova: Bullgaria, mbështetje integrimit të përshpejtuar të Shqipërisë në BE

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit, Kryetaren e Parlamentit të Bullgarisë, Nataliya Kiselova.

Spiropali: Vlerësojmë mbështetjen e Bullgarisë për integrimin europian të Shqipërisë

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryetaren e Kuvendit të Bullgarisë Nataliya Kiselova, Spiropali tha se “mbështetja e Asamblesë Kombëtare dhe personalisht e Kryetares Kiselova do të jetë një garanci më shumë për këtë qëllim”.

Jaupllari: Rregullimet ligjore për shëndetin e kafshëve, hap drejt integrimit në BE në fushën e sigurisë ushqimore

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, diskutoi sot projektligjin “Për shëndetin e kafshëve”.

Spiropali: Toleranca e bashkëjetesa fetare thesar i shqiptarëve, t’i jetësojmë edhe në punën e përditshme

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka zhvilluar sot vizita për festën e Kurban Bajramit, në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë dhe në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane.

Kuvendi miraton tre marrëveshje me BE, pjesë e paketës së mbështetjes

Kuvendi miratoi sot me 71 vota pro disa projektligje të rëndësishme që lidhen me rrugëtimin e vendit drejt Bashkimit Evropian, si dhe tre Akte Normative.

Spiropali: Shqipëria brenda 2027-s do të mbyllë negociatat, anëtarësim në BE brenda dekadës

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali replikoi në seancën e sotme plenare me kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

Studentët takim informativ mbi rolin e Kuvendit në integrimin në BE

Instituti Parlamentar dhe Sekretariati Teknik i Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian (KKIE) zhvilluan sot një takim ndërgjegjësues me studentët e Fakultetit të Histori-Filologjisë të Universitetit të Tiranës, mbi rolin që luan Kuvendi i Shqipërisë në procesin e integrimit evropian.

Raporti i PE për Shqipërinë, Spiropali: Rikonfirmon avancimin tonë të shpejtë drejt anëtarësimit

Pas miratimit sot nga Komisioni i Punëve të Jashtme në Parlamentin Evropian të raportit për Shqipërinë, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali u shpreh në një reagim se synimi për anëtarësim brenda dekadës në Bashkimin Evropian ka mbështetje të gjerë.

Spiropali – Osmani: Shqipëria, mbështetje integrimit euro-atlantik të Kosovës

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali u takua sot në Prishtinë me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.