Amendimi i ligjit për komisionet hetimore, Bylykbashi: Plotësohet vakumi ligjor

Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale shqyrtoi sot disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit”.


Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale shqyrtoi sot disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit”.

Këto ndryshime vijnë si nismë e deputetëve të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe Aulona Bylykbashi.

Prezantimi i projektligjit u bë nga bashkënismëtarja Bylykbashi, e cila sqaroi nevojën e sjelljes së ndryshimeve ligjore dhe risitë, duke nënvizuar se nisma synon të saktësojë dhe përmirësojë më tej kuadrin ligjor që rregullon veprimtarinë e komisioneve hetimore.

Sipas saj, nisma reflekton kërkesat kushtetuese të përcaktuara nga Gjykata Kushtetuese. Bylykbashi sqaroi se amendimet e disa neneve të ligjit ekzistues, vijnë si nevojë e plotësimit të vakumit ligjor të krijuar në legjislacion dhe nënvizoi se ndryshimet janë procedurale dhe synojnë përmirësimin e veprimtarisë parlamentare dhe respektimin e standardeve kushtetuese.

Deputeti Bledi Çomo, në cilësinë e relatorit vlerësoi se projektligji është në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren dhe theksoi se nisma synon respektimin e standardeve kushtetuese.

Gjatë diskutimeve deputetët paraqitën disa sugjerime për riformulimin e disa neneve, të cilat do t’i kalojnë për shqyrtim komisionit përgjegjës. Pas pyetjeve dhe diskutimeve komisioni miratoi në parim, nen për nen dhe në tërësi projektligjin.

Po ashtu në mbledhjen e sotme komisioni shqyrtoi nen për nen edhe projektligjin “Për buxhetin e vitit 2026”. Në cilësinë e relatorit, deputeti Ermal Elezi bëri një përmbledhje të dëgjesave të zhvilluara me një sërë institucionesh të pavarura kushtetuese dhe të krijuara me ligj, lidhur me parashikimet buxhetore dhe adresimin e nevojave për mbështetje financiare në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm.

Elezi sqaroi se komisioni ka dakordësuar me Ministrinë e Financave për rialokimin e fondeve për disa institucione, pasi ka bërë një analizë të kujdesshme lidhur me kërkesat dhe duke iu dhënë prioritet atyre që ndikojnë dhe kontribuojnë në përmbushjen e realizimit të rekomandimeve të rezolutave të Kuvendit.

Pas diskutimeve, komisioni miratoi nen për nen dhe në tërësi projektligjin “Për buxhetin e vitit 2026” me sugjerimet përkatëse për komisionin përgjegjës.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama merr pjesë në Konferencën Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor në Berlin

Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Konferencën Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor, një nga platformat më të…

Global 360

SHBA-ja dhe Irani shpallin marrëveshje kornizë për paqen, pritet rihapja e Ngushticës së Hormuzit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani kanë njoftuar arritjen e një marrëveshjeje kornizë për paqen, e cila pritet të…

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

Kujtime nga vizita historike e Presidentit George W. Bush në Tiranë

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama merr pjesë në Konferencën Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor në Berlin

Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Konferencën Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor, një nga platformat më të…