
Tag: Ambasada Gjermane
Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Karl Bergner, theksoi se “Holokausti është kapitulli më i errët në historinë e Gjermanisë. Është një krim që lindi nga urrejtja, mungesa e tolerancës, indiferenca dhe shpërfillja sistematike e dinjitetit njerëzor”.
Ambasada Gjermane në Tiranë do të vijojë mbështetjen financiare për bizneset e vogla në Shqipëri si mbështetje në rrugën e vendit drejt Bashkimit Evropian
Më 20 janar 2026 u mbajt Pritja e DIHA-s për Fillimin e Vitit në Ambasadën Gjermane në Shqipëri, ku të ftuar ishin përfaqësues nga politika dhe biznesi.
Ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Karl Bergner u takua sot për të zhvilluar një bisedë me kryetaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Mirela Bogdani si dhe anëtarët e KLP-së.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, priti në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, Karl Bergner, Dr. Iven Schad nga Sektori i Bashkëpunimit Ekonomik, si dhe përfaqësuesin e GIZ për programin e zhvillimit të qëndrueshëm rural (SRD), Mattia Wegmann.
Përfaqësues të ambasadës gjermane dhe të KfW vizituan Shkodrën për të biseduar me kryetarin e bashkisë, Benet Beci dhe administratën vendore mbi të ardhmen e zonës.
Donacioni u përshëndet gjatë një ceremonie të organizuar në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku morën pjesë drejtori i përgjithshëm, Drejtues Madhor Ilir Proda, ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë, Karlfried Bergner, drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe përfaqësues të Ambasadës gjermane.
Ambasada gjermane në Tiranë sot përmes një postimi në Facebook ka konfirmuar edhe një herë qëndrimin e Gjermanisë në krah të Shqipërisë, në forcimin e shtetit ligjor përmes përfundimit të procesit të Vetting-ut.
Federata Shqiptare e Futbollit mirëpriti sot një turne të veçantë futbolli me ambasadat, në kuadër të 10-vjetorit të Procesit të Berlinit.
Ambasada e Gjermanisë në Tiranë uroi sot të gjithë shqiptarët me rastin e Festës së Pavarësisë.









