
Tag: Albana Koçiu
Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu deklaroi se për shkak të motit të keq që pritet të ditët në vijim, duhet të ketë një koordinim maksimal ndërinstitucional mes strukturave vendore.
Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, zhvilloi një takim pune me trupën zjarrfikëse të Fierit, në stacionin e ri të zjarrfikësve, një prej modeleve më të mira në vend për infrastrukturën dhe shërbimin operativ.
Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, ishte sërish sot në Farkë, në kuadër të operacionit që po zhvillohet në terren kundër ndërtimeve të paligjshme dhe abuzimeve me lejet e ndërtimit.
Operacioni kombëtar për vendosjen e ligjshmërisë në territor për ata që ndërtojnë pa leje, përtej lejes, apo për qëllime fitimi, ka nisur e po shtrihet në zonat rreth Tiranës, ku ndërtuesit, mbikqyrësit, inspektorët, që kanë shkelur kushtet e lejeve për vila e godina të shtrenjta, do të përballen me masat administrative e penale, që parasheh legjislacioni në fuqi.
Teknologjia moderne e kalimit elektronik të kufirit, e-Gate, që ka lehtësuar ndjeshëm lëvizjen e qytetarëve në Aeroportin e Rinasit, do të shtrihet shumë shpejt edhe në portet kryesore detare të vendit, në Durrës dhe Sarandë.
Në takimin me punonjës të Shërbimit Zjarrfikës në Durrës, ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu foli mbi forcimin e shërbimit, për garantimin e një reagimi më të shpejtë e më efektiv në çdo situatë emergjente. Në takim ishin edhe kryetarja e bashkisë Durrës, prefekti dhe drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës.
Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu mbodhi sot në një tryezë diskutimi, gjithë institucionet kryesore që luajnë rol kyç në sigurinë rrugore për hartimin e kuadrit ligjor.
Në Pallatin e Kongreseve, 852 të rinj e të reja zhvilluan sot testimin për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit
Ministrja për Punët e Brendshme Albana Koçiu e pranishme në aktivitetin për prezantimin e Identitetit Digjital, një hap domethënës për Shqipërinë në rrugën e saj drejt modernizimit teknologjik të jetës sociale dhe ekonomike tha se projekti prek çdo qytetar shqiptar duke ndryshuar mënyrën se si ndërveprohet me shtetin, me bankën, me biznesin e me njëri-tjetrin.
Ministrja e Brendshme Albana Koçiu, në kuadër të Procesit të Berlinit, mori pjesë sot në Samitin për Sigurinë dhe Migracionin i cili u zhvillua në Londër.









