
Category: Zgjedhjet
Kryeministri Edi Rama, njëherazi kryetar i Partisë Socialiste, deklaroi sot se ekonomia e vendit po përmirësohet dhe do të jetë më mirë në vitet në vijim.
Sipas Ramës, papunësia ka qenë 17.5%, sot për herë të parë papunësia në Shqipëri është nën 10% dhe është një numër një shifror 8.8%.
Kryeministri Edi Rama u shpreh sot gjatë një interviste televizive se pensionistët në Shqipëri janë të ndarë në dy blloqe, ata që kanë dalë në pension para 2014-s dhe që kanë pensione më të ulta dhe ata që kanë dalë pas 2014-s dhe reformës së qeverisjes socialiste dhe që kanë pensione më të larta.
Gjatë një interviste televizive, Rama u shpreh se bujqësia është në rritje dhe kjo faktohet nga eksportet.
Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi sot se qeveria do të nisë zbatimin e projektit bashkë me qeverinë e Emirateve të Bashkuara për të vendosur nën një monitorim total me kamera inteligjente të gjitha shkollat dhe rrugët kryesore të vendit
Kryetari i Partisë Demokratike dhe koalicionit “Shqipëria Madhështore”, Sali Berisha është shprehur se brenda 100 ditëve të para qeverisje 570 mijë pensionistë shqiptarë që marrin sot nën 172 mijë lek, do të marrin 200 mijë lek pension.
Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi sot një takim elektoral në Pogradec.
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi sot takimin përmbyllës elektoral për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në qytetin e Burrelit.
Çdo votë që mbërrin në Shqipëri në datën 11 maj, pas orës 19:00, do të konsiderohet e pavlefshme.
Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste ishte sot në Devoll ku prezantoi arritjet kyçe të qarkut Korçë për sektorët më të rëndësishëm dhe sfidat e Shqipërisë 2030 në BE.









