Berisha në Mat: Më 11 maj ndahemi nga një regjim që vetëm varfëroi në 10 vjet

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi sot takimin përmbyllës elektoral për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në qytetin e Burrelit.


Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi sot takimin përmbyllës elektoral për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në qytetin e Burrelit.

Gjatë fjalës së tij, Berisha u ndal tek prezantimi i programit të PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore.

Sipas Berishës “me 11 maj, matjanët ndahen nga një regjim që në 10 vite i varfëroi ata në mënyrën më të frikshme”.

“Ne më 11 maj, matjanet dhe matjanët, shqiptaret dhe shqiptarët kudo që janë, në Shqipëri dhe jashtë vendit, ndahen nga e keqe e dytë e madhe që u ra në 34 vite si asnjë kombi tjetër në Europë dhe në botë. Ndahen nga një regjim që i shkretoi ata më shumë se çdo pushtim tjetër në historinë tonë”, u shpreh Berisha.

“Ndahen nga një regjim që në 10 vite bëri që Mati të ketë në një vit vetëm 13 lindje, ndërkohë që qindra zogj të Matit të bëjnë foletë në dherat e tjera”, tha Berisha.

“Nga viti 2007 deri në vitin 2014, numri i qytetarëve në Mat dhe në Shqipëri është rritur nga viti në vit. Pra nuk është se kishim rroga kaq të larta, as pensione kaq të larta, por kishte një gjë: rrogat rriteshin çdo vit. Pensionet rriteshin çdo vit”, tha Berisha.

Berisha shtoi se “nga viti 2013 gjer sot, pensionisti shqiptar që merrte pension mesatar 143 mijë lekë, merr gjithsej 172 mijë lekë pension mesatar. Por 57 për qind e tyre nuk marrin pension të plotë, marrin pension të pjesshëm dhe të stërpjesshëm”, tha Berisha.

Berisha tha se në ndërtimin e rrugëve janë vjedhur para publike.

“Po ndërtojmë rrugë, thotë. Aty janë vjedhjet më të tmerrshme. Do ju jap një shifër. Rruga e Kombit është rruga të cilën vetë Behteli e ka shpallur një nga projektet më të vështira që ka realizuar në botë. 27 metra e gjerë, ka kushtuar 10 milionë euro kilometri me gjithë tunelet e gjata të Kalimashit. Rruga e Arbrit, 27 kilometrat e mbetura, 10 metra të gjera, kanë kushtuar 11 milionë euro kilometri.

“Në vitin 2012 kemi përfunduar rrugën Levan-Vlorë. Ajo është rruga më e gjerë në Shqipëri, 35 metra e gjera. Ajo kushtoi gjithsej 2.4 milionë euro. 2.4 milionë euro kur në një kohë kur rruga te Ura e Limuthit kushton 20 milionë euro. Unaza 17 milionë euro”, tha Berisha.

Berisha hodhi akuza në dhe drejtim Agron Malajt, ish-kryetar bashkie, aktualisht kandidat për deputet i PS-së duke deklaruar se vëllai i tij merr tenderë në Tiranë.

Burimi ATSH

Kumbaro: Certifikohet brezi i dytë i drejtuesve të arsimit parashkollor, garanci për mirëqenien e fëmijëve

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro mori pjesë në ceremoninë e certifikimit të 74 pjesëmarrësve në programin e trajnimit të detyrueshëm…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kumbaro: Certifikohet brezi i dytë i drejtuesve të arsimit parashkollor, garanci për mirëqenien e fëmijëve

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro mori pjesë në ceremoninë e certifikimit të 74 pjesëmarrësve në programin e trajnimit të detyrueshëm…