Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro” në hapjen e Lojërave Olimpike Dimërore

Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga parakalimi i sportistëve shqiptarë dhe të valëvitjes së flamurit kuqezi.


Shqipëria parakaloi mbrëmjen e sotme në ceremoninë zyrtare të hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026, ku përfaqësohet me katër sportistë në disiplinat e skive, Lara Colturi, Lisa Brunga, Denni Xhepa dhe Semire Dauti.

Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga parakalimi i sportistëve shqiptarë dhe të valëvitjes së flamurit kuqezi.

“Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”, në hapjen e Lojërave Olimpike Dimërore, Milano Cortina 2026”, shkruan Rama.

Ceremonia kryesore hapëse u zhvillua në stadiumin legjendar “San Siro” në Milano, ndërsa dy ceremoni të tjera paralele u mbajtën në zona të ndryshme, për shkak të shpërndarjes së sportistëve sipas garave.

Në Cortina d’Ampezzo, flamurin kuqezi e ka mbajtur skiatorja italo-shqiptare Lara Colturi, e cila ka udhëhequr delegacionin shqiptar në këtë qytet simbol të sporteve dimërore. Ndërkohë, në Livigno, flamurin e Shqipërisë e ka mbajtur skiatori Denni Xhepa, duke përfaqësuar vendin në ceremoninë e zhvilluar aty.

Shqipëria merr pjesë në këtë edicion të Olimpiadës Dimërore me katër skiatorë, Lara Colturi, Lisa Brunga, Denni Xhepa dhe Semire Dauti, të cilët do të kërkojnë medaljen e parë historike për vendin tonë në një Olimpiadë Dimërore.

Marrë nga ATSH

Hoxha pret homologun e Katarit: Avancojmë me projekte të përbashkëta

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha priti sot në Tiranë dhe më pas në Durrës, ministrin e…

Global 360

Këshilli i Evropës miraton qasje të re për emigracionin, Meloni: Njihet modeli Itali–Shqipëri

Takimi i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, në Kishinev të Moldavisë

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha pret homologun e Katarit: Avancojmë me projekte të përbashkëta

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha priti sot në Tiranë dhe më pas në Durrës, ministrin e…