
Category: Ministrite
Ministri Hasani: Gur themeli i ri, tregon sa kemi arritur brenda një kohe të shkurtër
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani deklaroi se sot në Bruksel u mbajt Konferenca e 5-të Ndërqeveritare, ku është hedhur një gurthemel i ri me hapjen zyrtare të grup-kapitullit 3, “Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse”.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu priti sot në një takim zyrtar komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari.
Marrëveshja u nënshkrua nga Ministri i MEKI, Blendi Gonxhja dhe nga Javier Suarez, Menaxher, Këshillimi për Shtetet dhe Ekonomitë, Evropa, IFC.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja tha sot se në ish-Kombinat në Tiranë do të ketë shumë shpejt një studim për të parë mundësinë se si mund të shërohet kjo zonë nga degradimi”.
Gjatë qëndrimit në Sarajevë, ministri Hasani zhvilloi gjithashtu takime me kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Krišto, dhe me përfaqësues të Asamblesë Parlamentare të Bosnjë-Hercegovinës.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka marrë pjesë sot në Akademinë Ndërkombëtare të Tuberkulozit, që u mbajt për herë të parë në Shqipëri, në Qendrën Spitalore Rajonale “Shefqet Ndroqi”.
Përfaqësues të notariatit francez vizituan sot Ministrinë e Drejtësisë, ku u pritën në takim nga zv/ministri Tedi Dobi, ku biseduan për digjitalizimin e noterisë shqiptare.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu priti në një takim Michael Granoff, kryetar i Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF).
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, mori pjesë sot në prezantimin zyrtar të librit “Nefes – Jeta ime”, të shkruar nga Kryegjyshi Botëror Bektashian, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj.









