Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, Hoxha: Asnjë arsye për t’u alarmuar, situata është e sigurt

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, tha sot në Kuvend, se nuk ka asnjë arsye për t’u alarmuar, pas paralajmërimit të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, se grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara ose elementë të opozitës iraniane në Shqipëri.

Duke iu përgjigjur deputetit të Partisë Demokratike, Tritan Shehut, i cili tha se “qeveria nuk mund ta kalojë me një “hamendje” dhe të thotë se nuk ishin të informuar”, Hoxha theksoi se institucionet shqiptare janë në kontakt të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë.

“E vlerësoj shqetësimin e Shehut janë gjëra të rëndësishme. Dua të siguroj deputetin dhe gjithkënd në sallë dhe jashtë salle, ne i ndjekim me shumë seriozitet si deklaratat e partnerëve tanë këtu., jemi në kontakt me ta këtu, jemi në kontakt me parterët tanë në Uashington, jemi në kontakt me partner të tjerë në NATO”, tha Hoxha.

Hoxha tha se bazuar në vlerësimet aktuale, nuk ka arsye për alarm.

“Vlerësimi që kemi sot duke i ndjekur në vijimësi të gjitha deklaratat të gjitha zhvillimet, është se nuk ka asnjë arsye për të qenë të alarmuar, situate e sigurisë është e sigurt. Ka pasur një komunikim nga zyra e shtypit të kryeministri dhe duhet t’i qëndrojmë asaj. Ndërkohë që ndjekim zhvillimet dhe për çdo gjë të reja. Ministria e Jashtme apo ministritë e tjera do të informojnë në rrugën e duhur në kanalet e duhura natyrisht duke qenë në kontakt me Kryeministrin me Presidentin”, u shpreh Hoxha.

Burimi ATSH

Spahiu me studentët e “Marin Barletit”: Suksesi matet edhe me gjurmën që lini

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, mori pjesë në ceremoninë me studentët e Universitetit “Marin Barleti”, në një…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia