Koçiu: Shërbime më të specializuara për fëmijët me aftësi të kufizuara

Gjatë aktivitetit “PAK Art në Pedonale”, në Berat në kuadër të Ditës Botërore të Autizmit, zv.kryeministrja Albana Koçiu, theksoi se fëmijët me aftësi të kufizuara do të marrin shërbime më të specializuara dhe do të ketë njëherësh kujdes më të posaçëm.


Gjatë aktivitetit “PAK Art në Pedonale”, në Berat në kuadër të Ditës Botërore të Autizmit, zv.kryeministrja Albana Koçiu, theksoi se fëmijët me aftësi të kufizuara do të marrin shërbime më të specializuara dhe do të ketë njëherësh kujdes më të posaçëm.

Koçiu iu referua aktivitetit që i mblodhi autoritetet në Berat si aktivitet simbolik për nga natyra, por që tregon shumë sa i përket iniciativave që Ministria e Shëndetësisë ka ndërmarrë, duke nisur nga Plani i Veprimit për personat me aftësi të kufizuara 2026-2030.

Ky plan veprimi, sipas saj, integron shërbimet kryesore në një sistem gjithëpërfshirës që është pikërisht sistemi shëndetësor, sistemi arsimor, por edhe sistemi i kujdesit social dhe shërbimeve sociale.

Zv/kryeministrja Koçiu tha se kjo do të bëjë të mundur që fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuara të marrin shërbime shumëdimensionale për t’u integruar dhe për të lehtësuar bashkëjetesën e tyre në komunitet.

“Mendoj shumë që aktivitetet e përfshira në këtë plan veprimi, që zbatohen me korrektësi nga Shërbimi Social Shtetëror dhe gjithë stafi i përkushtuar, do të ndihmojnë akoma më shumë në përmirësimin dhe lehtësimin e jetës së personave me aftësi të kufizuara”, tha Koçiu.

Zv/kryeministrja Koçiu informoi se qeveria shqiptare duke e njohur si detyrim moral, por jo vetëm, dhe për të lehtësuar akoma më shumë të përditshmen e personave me aftësi të kufizuara, ka ndërmarrë iniciativën, së pari, për të dyfishuar pagesën mujore për fëmijët me aftësi të kufizuara deri në 18 vjeç.

Sipas saj, duke dyfishuar pagesën financiare mujore, do të krijohen më shumë mundësi, më shumë kushte për familjet, por edhe për këta fëmijë, për të marrë shërbime më të specializuara, me kujdes më të posaçëm.

Dhe nga ana tjetër, vijoi Koçiu, ka qenë një kërkesë e kahershme për të njohur kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për mbi 14 mijë kujdestarë të cilët ofrojnë kujdes, nuk janë vetëm prindër, janë edhe persona që kanë në kujdes fëmijë apo persona me aftësi të kufizuara, të cilët ia dedikojnë jetën e tyre shërbimit dhe kujdesjes për këta persona.

“Ne kemi një detyrim moral për të njohur kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për këta kujdestarë, për t’u garantuar një pension dinjitoz, por patjetër edhe për t’i ofruar gjithë ndihmën dhe mbështetjen që skema e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore duhet të ofrojë për të gjithë qytetarët e vendit”, tha Koçiu.

Në Ditën Botërore të Autizmit qeveria shqiptare ka vendosur që të dyfishojë pagesën mujore për 11 mijë fëmijë me aftësi të kufizuara, si dhe njohjen e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për rreth 14 mijë kujdestarët dhe ndihmësit e tyre.

/Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama për ZDF: Shqipëria nuk mund t’i thotë ”jo” një projekti prej katër miliardë eurosh

Projekti në Zvërnec është një investim prej katër miliardë eurosh, të cilit Shqipëria nuk mund t’i thotë jo, tha kryeministri…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ZDF: Shqipëria nuk mund t’i thotë ”jo” një projekti prej katër miliardë eurosh

Projekti në Zvërnec është një investim prej katër miliardë eurosh, të cilit Shqipëria nuk mund t’i thotë jo, tha kryeministri…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama për ZDF: Shqipëria nuk mund t’i thotë ”jo” një projekti prej katër miliardë eurosh

Projekti në Zvërnec është një investim prej katër miliardë eurosh, të cilit Shqipëria nuk mund t’i thotë jo, tha kryeministri…