Hasani: Hapja e tetë kapitujve sot, reflekton progresin e bazuar në meritë të Shqipërisë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani deklaroi se sot në Bruksel u mbajt Konferenca e 5-të Ndërqeveritare, ku është hedhur një gurthemel i ri me hapjen zyrtare të grup-kapitullit 3, “Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse”.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani deklaroi se sot në Bruksel u mbajt Konferenca e 5-të Ndërqeveritare, ku është hedhur një gurthemel i ri me hapjen zyrtare të grup-kapitullit 3, “Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse”.

Ministri Hasani tha se “Shqipëria qëndron përkrah BE-së dhe BE-ja qëndron përkrah Shqipërisë”.

“Hapja e 8 kapitujve të rinj sot reflekton progresin e bazuar në meritë të Shqipërisë dhe është një tregues i qartë se sa shumë kemi arritur brenda një kohe shumë të shkurtër. Rrugëtimi ynë drejt BE-së nuk ka qenë ndonjëherë kaq i qartë apo më i vendosur”, pohoi Hasani në një postim në rrjetet sociale.

Grup-kapitulli 3 “Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse”, përfshin kapitujt si:

Kapitullin 10 – Transformimi digjital dhe media

Kapitullin 16 – Taksat

Kapitullin 17 – Politika ekonomike dhe monetare

Kapitullin 19 – Politika sociale dhe punësimi

Kapitullin 20 – Politika për ndërmarrjet dhe industrinë

Kapitullin 25 – Shkenca dhe kërkimi

Kapitullin 26 – Arsimi dhe kultura

Kapitullin 29 – Bashkimi doganor

Më 24 mars 2020 ministrat për Çështjet Evropiane dhanë miratimin politik për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ky vendim u miratua me procedurë të shkruar dhe u mbështet nga Këshilli Evropian.

Më 19 korrik 2022 u mbajt Konferenca e parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, që shënoi zyrtarisht hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Më 15 tetor 2024 u mbajt Konferenca e dytë, ku u hapën negociatat për grup-kapitullin 1 – Themelorët.

Më 17 dhjetor 2024 u mbajt Konferenca e tretë, ku u hapën negociatat për grup-kapitullin 6 – Marrëdhëniet e jashtme.

Më 14 prill 2025 u mbajt Konferenca e katërt, e cila u fokusua në grup-kapitullin 2 – Tregu i brendshëm, dhe ku BE vendosi gjithashtu kriteret për mbylljen e përkohshme të kapitujve të këtij grupi.

Gonxhja: Siguria e pushuesve dhe standardet në strukturat akomoduese, prioritet absolut

Në mbledhjen e task-forcës, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja theksoi se siguria e pushuesve dhe standardet në…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja: Siguria e pushuesve dhe standardet në strukturat akomoduese, prioritet absolut

Në mbledhjen e task-forcës, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja theksoi se siguria e pushuesve dhe standardet në…