Java Kulturore Spanjolle, nga 3 deri më 7 nëntor

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ftoi qytetarët që të përgatiten “për një javë të mbushur me ngjyra, tinguj dhe shije nga Spanja”.

“Lulu Fest”, festivali ndërkombëtar i bandave frymore në Korçë

150 artistë nga vende të ndryshme të rajonit, do të mblidhen në qytetin e Korçës, për edicionin e parë të “Lulu Fest”.

Aktivitetet artistike dhe kulturore gjatë kësaj jave

Një sërë aktivitetetesh artistiko-kulturore janë të programuara për t’u zhvilluar gjatë kësaj jave në Tiranë e qytete të tjera.

151 skica të veçanta dhe origjinale pasurojnë fondin e Arkivit të Filmit

Drejtori i Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, Eljan Tanini priti në një vizitë në Arkiv, piktorin e talentuar të kostumeve Ylli Beqiri, i cili dorëzoi në arkiv 151 skica origjinale të kostumeve të cilat do të plotësojnë koleksionin e skicave origjinale të filmave shqiptarë.

Çmimi ndërkombëtar “Heritage Hall of Fame 2025” jepet për herë të parë në Shqipëri

Makinat që kanë bërë histori u rikthyen sot në zemër të Tiranës, në kuadër të një aktiviteti të veçantë ndërkombëtar që synoi forcimin e rolit të Shqipërisë në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë automobilistike.

Festivali i Baletit Bashkëkohor në Tiranë, Kumbaro: Dialog artistik mes trupave që lëvizin

Artisti me famë botërore, Angjelin Preljocaj do të vijë sërish në Tiranë për të qenë protagonist në skenën e Festivalit të Baletit Bashkëkohor nga data 9 deri në 25 tetor.

Ditët Evropiane të Trashëgimisë, ngjyra dhe tinguj autentikë në Gjirokastër

Gjirokastra nuk tërheq vizitorë vetëm për trashëgiminë historike dhe arkitekturën, por edhe me aktivitete kulturore që i japin jetë sokakëve.

Festival për Personat me Aftësi të Kufizuara dhe jo vetëm, arti ngrihet mbi çdo kufizim

Në një atmosferë plot emocion, u zhvillua sot në Teatrin e Kukullave, Festivali i Parë Kombëtar Tradicional për Personat me Aftësi të Kufizuara (PAK) dhe Jo Vetëm, ku arti, muzika dhe shpirti i bashkësisë u ngritën mbi çdo kufizim.

Spaçi si hapësirë dhune dhe kujtese, aktivitet në Muzeun Etnografik Kavajë

Në Muzeun Etnografik të Kavajës, u zhvillua aktiviteti “Shpirtërim”, me mbështetjen e EU4Culture.

Rama: Magjik edicioni i dytë i Korça Serenights

Serenatat korçare u krijuan si dedikime dashurie rrugicave të qytetit të Korçës e që luheshin me kitarë e mandolinë poshtë dritareve të vajzave.