“Lulu Fest”, festivali ndërkombëtar i bandave frymore në Korçë

150 artistë nga vende të ndryshme të rajonit, do të mblidhen në qytetin e Korçës, për edicionin e parë të “Lulu Fest”.


150 artistë nga vende të ndryshme të rajonit, do të mblidhen në qytetin e Korçës, për edicionin e parë të “Lulu Fest”.

“Lulu Fest” do të jetë një festival muzikor, gjatë të cilit do të zhvillohen seminare (masterclass) me instrumentistë e dirigjentë nga Shqipëria, Kosova, Italia e Kroacia.

Në një postim online, kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo shpjegoi se, festivali mban këtë emër në nder të Lulushit, artistit të madh korçar, një prej talenteve më të spikatura në artin frymor shqiptar, i cili ka tejkaluar kufijtë e qytetit e të vendit me artin dhe pasionin e tij.

Festivali frymëzohet gjithashtu nga banda historike “Vatra”, që ka qenë simbol i kulturës muzikore korçare mbi një shekull më pare dhe që Filo thotë se është një trashëgimi që duhet ringjallur te brezat e rinj.

Festivali do të zhvillohet këtë fundjavë, në 24, 25, 26 dhe do të ketë dhe performanca të shumta në rrugët e qytetit dhe në sheshin qëndror të Korçës.

“Ky është edicioni i parë i një festivali që e kemi konceptuar me dashuri dhe respekt të veçantë për traditën korçare, por edhe me një vizion të qartë për të ardhmen kulturore të qytetit”, tha Filo.

Momenti kulmor do të jetë koncerti i madh në fund të festivalit, kur të gjithë artistët, vendas e të huaj, do të interpretojnë së bashku veprën “Dua më shumë Shqipërinë”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama vijon thirrjen për dialog me studentët protestues

Kryeministri Edi Rama u kërkon sërish studentëve dhe pedagogëve protestues të ulën në dialog.

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama vijon thirrjen për dialog me studentët protestues

Kryeministri Edi Rama u kërkon sërish studentëve dhe pedagogëve protestues të ulën në dialog.