
Category: Kryeministri
Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste iu ka bërë thirrje shqiptarëve jashtë vendit që ende nuk e kanë dërguar mbrapsht zarfin me votën e tyre, që ta dorëzojnë.
Dhe pikërisht sot, nga vendi i shqiponjave nis Giro d’Italia, me etapën e parë Durrës–Tiranë, prej 160 kilometrash. “Do të shihni Shqipërinë e re”, thotë Rama në një intervistë për Corriere della Sera.
Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se referuar një studimi të Institutit të Ekonomisë dhe Shkencave Politike në Londër, kontrolli bazë shëndetësor Check-Up në Shqipëri ka rritur me 2,5 vite jetëgjatësinë e shqiptarëve.
Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, deklaroi sot se përmbyllja e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian nuk mund të realizohet me “kënetën dhe moçalet e vogla”.
Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste shprehu sot bindjen se nëse në 11 maj do të ketë masivitet në votime në Durrës PS do të thyejë përsëri rekordin e vet duke marrë 9 mandate.
Kryeministri dhe njëherazi kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi sot takimin përmbyllës elektoral në Durrës.
Në takimin përmbyllës elektoral për zgjedhjet e 11 majit në Vlorë, Rama theksoi se “në këto vite është bërë për Vlorën sa nuk është bërë në të tëra vitet e tjera të marra së bashku”.
Kryeministri dhe njëherazi kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama deklaroi sot nga Vlora se zgjedhjet e 11 majit janë shumë më tepër se një garë elektorale.
Nga aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës (VIA) ku edhe u krye sot fluturimi i parë certifikues, Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se kompania ajrore “Air Kosova” së shpejti do të nisë fluturime në aeroportin e Kukësit.
Kreu i qeverisë i dhuroi në mënyrë simbolike pronarit të lokalit ku firmosi memorandumet, atë të 2021 dhe atë të zgjedhjeve të 11 majit, një pasaportë europiane.









