Smart City në shkolla, Lamallari: Përfundon instalimi i kamerave inteligjente në gjimnazin “Qemal Stafa”

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, gjatë një vizite në gjimnaz, tha se “Qemal Stafa” është ndër shkollat e para që përfiton nga zbatimi i programit Smart City, i cili kombinon teknologjinë e avancuar me përdorimin e inteligjencës artificiale.


Viti i ri shkollor, i cili nis më 14 shtator, pritet t’i gjejë nxënësit e gjimnazit “Qemal Stafa” në Tiranë nën masa të shtuara sigurie, përmes kombinimit të pranisë fizike të oficerëve të sigurisë dhe sistemeve inteligjente të monitorimit.

Përmes projektit Smart City, në këtë shkollë ka përfunduar instalimi i kamerave dhe pajisjeve inteligjente, të cilat synojnë evidentimin e rasteve të paligjshmërisë dhe rritjen e sigurisë në ambientet e shkollës.

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, gjatë një vizite në gjimnaz, tha se “Qemal Stafa” është ndër shkollat e para që përfiton nga zbatimi i programit Smart City, i cili kombinon teknologjinë e avancuar me përdorimin e inteligjencës artificiale.

“Transformojmë sigurinë publike në vend përmes projektit Smart City. Në gjimnazin “Qemal Stafa” ka përfunduar instalimi i kamerave dhe pajisjeve inteligjente për të detektuar çdo paligjshmëri. Viti i ri shkollor nis më i sigurt për nxënësit, mësuesit dhe prindërit”, tha ai.

Sipas Lamallarit, sistemi i ri do të ofrojë një nivel më të lartë sigurie për nxënësit dhe mësuesit, ndërsa do t’u japë më shumë qetësi edhe prindërve.

“Jemi për të parë nga afër pikërisht fillimin e zbatimit të programit Smart City për sigurinë në shkolla, ku gjimnazi “Qemal Stafa” dhe nxënësit që e frekuentojnë atë do të jenë ndër të parët që me të vërtetë profitojnë pikërisht nga siguria e shtuar përmes përdorimit të teknologjisë më të avancuar që shfrytëzohet nga programi Smart City, e kombinuar kjo me përdorimin e inteligjencës artificiale”, u shpreh ministri.

Lamallari theksoi se teknologjia e re do të funksionojë krahas oficerëve të sigurisë në shkolla. Në gjimnazin “Qemal Stafa”, sipas tij, janë të angazhuar aktualisht dy oficerë sigurie.

“Kjo nënkupton më shumë siguri, jo vetëm për nxënësit, por edhe qetësi për prindërit e këtyre nxënësve, të cilët tashmë janë sigurisht nën mbrojtjen e këtij programi. Kjo i shtohet përpjekjeve të qeverisë shqiptare, krahas oficerëve të sigurisë në shkolla, dhe aktualisht në këtë gjimnaz kemi dy oficerë, të cilët së bashku me teknologjinë e avancuar tashmë, nga data 14 shtator ku fillon dhe viti i ri, ne i urojmë vetëm suksese dhe për sigurinë, sigurisht është përgjegjësia jonë”, tha ai.

Burimi ATSH

McGrath: Konsumatorët shqiptarë, ashtu si në BE, meritojnë ushqime të sigurta dhe produkte cilësore

Komisioneri Evropian për Demokracinë, Drejtësinë, Shtetin e së Drejtës dhe Mbrojtjen e Konsumatorit, Michael McGrath, i është bashkuar fushatës së…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

McGrath: Konsumatorët shqiptarë, ashtu si në BE, meritojnë ushqime të sigurta dhe produkte cilësore

Komisioneri Evropian për Demokracinë, Drejtësinë, Shtetin e së Drejtës dhe Mbrojtjen e Konsumatorit, Michael McGrath, i është bashkuar fushatës së…