
Category: Ditari
Në Dubai është hapur pavijoni shqiptar i quajtur “Albanian Soundscapes” në kuadër të Future Hospitality Summit 2025.
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë dyditore në Riad, Arabi Saudite, ku mori pjesë në edicionin e 9-të të Future Investment Initiative (FII).
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, inspektoi sot punimet në Veprën e Marrjes, Diga Çengelë, mbi lumin Shkumbin, ku është përmbyllur 90% e punimeve, si pjesë e projektit të rehabilitimit të sistemit ujitës Peqin–Kavajë.
Në fjalën e saj në takimin e 20-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri – Bashkimi Europian, Spiropali theksoi se “dialogu parlamentar është gur themeli sa i përket debatit demokratik në çdo shoqëri”.
Marrëveshja u firmos nga administratori i FSHU, Algert Luzi dhe drejtori ekzekutiv i zyrës së “Qatar Charity” në Shqipëri, Ahmad Yousef Fakhroo.
Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në edicionin e 9-të i Future Investment Initiative, që po zhvillon punimet në Riad të Arabisë Saudite.
Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja e Shqipërisë me Bashkimin Evropian, Majlinda Dhuka mori pjesë sot në takimin e 20-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri–BE.
Gjatë takimit të 20-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocimit BE–Shqipëri, të zhvilluar sot në Tiranë, Peleshi vlerësoi progresin e bërë në procesin e reformave dhe nënvizoi hapat konkretë që po ndërmerren për përmbylljen e negociatave të anëtarësimit.
Gjatë vizitës zyrtare në Dubai, në kuadër të Samitit të Mikpritjes së Ardhshme, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, takoi Abdulla Bin Touq Al Marri, ministër i Ekonomisë i Emirateve të Bashkuara Arabe.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, gjatë vizitës së tij në Abu-Dabi, zhvilloi një takim me Saif Rashid Al Noaimi, CEO i kompanisë ETHARA, që menaxhon Yas Marina Circuit, një nga pistat më prestigjioze të Formula 1 dhe destinacion ndërkombëtar i sporteve motorike, turizmit dhe argëtimit luksoz.









