Jaupaj: Turizmi natyror në Shqipëri në rritje, përgjegjësi për të ruajtur zonat e mbrojtura

Në një videomesazh në rrjetet sociale, ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj solli në vëmendje disa prej destinacioneve natyrore që mund të vizitohen gjatë fundjavës

Gonxhja: 1 milion e 717 mijë pasagjerë vetëm gjatë gushtit në aeroportin e Tiranës

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja informoi sot se vetëm gjatë muajit gusht në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës janë regjistruar 1 milion e 717 mijë pasagjerë.

Kumbaro: Hapen regjistrimet në shkollat shqipe në diasporë

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro informoi sot se regjistrimet për vitin e ri arsimor janë hapur.

Rama me strukturat e PS në Tiranë: Fokus te “Prania Besnike”, BESA dhe “PasqyrAlbania”

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me deputetët dhe drejtuesit e tjerë të njësive organizative të Partisë Socialiste të Qarkut Tiranë, ku në fokus ishte organizimi dhe përgatitja për sezonin e ri politik.

Nufi: Situata e zjarreve monitorohet 24/7, koordinim i pandërprerë në të gjithë territorin

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, deklaroi sot se situata e zjarreve në vend vijon të monitorohet në mënyrë të pandërprerë nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile, pranë Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC).

Lamallari me prefektët e 12 qarqeve: Komunikim më profesional dhe zgjidhje konkrete për qytetarët

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, theksoi rëndësinë e komunikimit profesional dhe të shpejtë të administratës publike me qytetarët, duke kërkuar që çdo shqetësim apo kërkesë për informacion të marrë vëmendjen e duhur.

Shkolla “35 Vjetori i Çlirimit” në Gramsh mirëpret nxënësit me me ambiente bashkëkohore

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro bëri të ditur se, në kuadër të ndërhyrjes është rikonstruktuar godina e shkollës, ndërsa është ndërtuar edhe një palestër sportive, duke zgjeruar hapësirat në dispozicion të nxënësve për zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe edukative.

Sala në qendrën ditore të kimioterapisë të rikualifikuar në Vlorë: Një hap më pranë pacientit në kujdesin onkologjik

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof. Evis Sala, e shoqëruar nga drejtori i Institutit Kombëtar i Tumoreve, Helidon Nina, vizituan qendrën ditore të kimioterapisë të rikualifikuar, në Spitalin Rajonal të Vlorës.

Balla: Shteti do të kujdeset për integrimin e plotë të Abdullahit pas riatdhesimit nga Siria

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Taulant Balla, vizitoi familjen Leçini në Luz të Madh të Rrogozhinës, ku u prit me emocion dhe gëzim riatdhesimi i Abdullahit të vogël nga kampet në Siri.

Pirdeni: Performanca e institucioneve publike do të matet me rezultate konkrete, jo me perceptime

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni sjell në vëmendje se performanca e institucioneve publike do të matet me rezultate konkrete, jo me perceptime.