
Category: Ditari
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu kërkoi sot që raporti IBAR të lexohet mirë dhe qartë dhe të mos bëhen interpretime të gabuara, ndërkohë që theksoi se Bashkimi Europian njeh progresin e Shqipërisë.
Shqipëria ka përmirësuar ndjeshëm pozicionin e saj në renditjen e Global Tax Expenditures Transparency Index (GTETI v.2.1), një indeks ndërkombëtar që mat nivelin e transparencës dhe cilësinë e raportimit të shpenzimeve tatimore në vende të ndryshme të botës.
Këshilli i Ministrave miratoi sot udhërrëfyesin kombëtar për arritjen e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm deri në vitin 2030, një dokument strategjik në kuadër të ecurisë së vendit drejt Bashkimit Europian.
Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, inspektoi bllokun e rrugëve pranë shkollës “Gustav Mayer” dhe “Kopshtit 26”, pjesë e projektit “Rrugët për Fëmijët”, një nismë që synon kthimin e hapësirave publike në funksion të fëmijëve, prindërve dhe komunitetit
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi deklaroi sot se ende nuk ka një vendim në lidhje me dërgimin e trupave shqiptare në Gaza.
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu bëri të ditur sot se brenda këtij viti pritet të zhvillohen negociatat për mbylljen e 10 kapitujve me Bashkimin Europian.
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo prezantoi sot programin e ri “Rilindja 2.0” një paketë me 11 objektiva strategjikë që synojnë ndërhyrje në territor dhe zhvillim të qëndrueshëm rajonal.
Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) dhe InfoCamere kanë dakordësuar hapat për thellimin e bashkëpunimit në funksion të modernizimit të Regjistrit Tregtar Shqiptar dhe avancimit të shërbimeve digjitale për biznesin.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirqenies Sociale, Evis Sala zhvilloi një vizitë në këtë qendër, ku u takua nga afër me ekipin e drejtuesve dhe personelin shëndetësor, por edhe pacientët në qendër.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, përcolli pamje nga puna për restaurimin e Kullës së Turanit.









