
Category: Ditari
Ministri i Financave, Petrit Malaj, nënshkroi sot në Paris (Francë) me zëvendëssekretaren e përgjithshme të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) Fabrizia Lapecorella, “Konventën Shumëpalëshe për Lehtësimin e Zbatimit të Shtyllës së Dytë Subjekt i Rregullit Tatimor” (STTR MLI).
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka shpallur 23 shtatorin si Ditën Ndërkombëtare të Gjuhëve të Shenjave me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e gjuhës së shenjave në realizimin e plotë të të drejtave të njeriut të njerëzve që nuk dëgjojnë.
E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara në vendin tonë, Nancy VanHorn zhvilloi sot një takim me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi.
Komiteti Shumëpalësh për Qeverisjen e Hapur (OGP) u mblodh sot nën drejtimin e ministres së Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni dhe bashkëkryetarit Vladimir Thano.
Banka e Shqipërisë çeli sot zyrtarisht punën për implementimin e TIPS Clone, sistemi i ri për pagesa të menjëhershme 24/7 që synon të transformojë infrastrukturën e pagesave në vend.
I pranishëm në konferencën “Shqipëria, Horizonti i Ri” që po zhvillon punimet në Vjenë me pjesëmarrjen e sipërmarrjeve nga mbi 25 vende të botës, Rama u shpreh se në Shqipëri ka një paradoks pasi qeveria ka ecur shumë më përpara sesa sektori privat, kur vjen fjala për inovacionin dhe përdorimin e mjeteve të teknologjisë së re.
Kryeministri Edi Rama, deklaroi sot se Shqipëria ndodhet sot në një moment shumë më të avancuar drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, krahasuar me të shkuarën, kur perceptimi i përgjithshëm ishte se kjo ëndërr nuk do të bëhej realitet.
Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në konferencën “Shqipëria, Horizonti i Ri” në Vjenë, me pjesëmarrjen e sipërmarrjeve nga mbi 25 vende të botës.
SEPA përfshin 27 shtete të BE-së, 3 shtete të Zonë Ekonomike Europiane (EEA) që janë Islanda, Norvegjia dhe Lihtenshtajni dhe 11 shtete jashtë BE-së dhe EEA, të cilat janë të përfshira në kufirin gjeografik të SEPA-s
Ministri i Mbrojtjes Piro Vengu mori pjesë sot në mbledhjen e ministrave të Mbrojtjes të Evropës Qendrore në Bratislavë, Slloveni, në një moment kritik për sigurinë e kontinentit.









