Nuk ka të drejta të njeriut pa të drejta të gjuhës së shenjave

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka shpallur 23 shtatorin si Ditën Ndërkombëtare të Gjuhëve të Shenjave me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e gjuhës së shenjave në realizimin e plotë të të drejtave të njeriut të njerëzve që nuk dëgjojnë.


Sot shenohet Dita Ndërkombëtare e Gjuhës së Shenjave, e cila është gjuha e parë natyrore e njerëzve që nuk dëgjojnë.

Në një postim në rrjetet sociale ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ndau një mesazh të zv/ministres së Arsimit, Orjana Osmani, në gjuhën e shenjave për të gjithë njerëzit që nuk dëgjojnë.

“23 shtatori shenjon Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës së Shenjave. Kremtojmë këtë ditë për të ndërgjegjësuar mbi rëndësinë e Gjuhës së Shenjave si një e drejtë themelore që garanton të drejtën për edukim, informim, akses në informacion dhe shërbime, interpretim, dinjitet dhe identitet gjuhësor për njerëzit që nuk dëgjojnë”, tha Kumbaro.

Ministrja Kumbaro u shpreh se “fushata “Global Leaders Change” ishte një mundësi e shkëlqyer për të ndarë mesazhe të rëndësishme në mbështetje të temës së kësaj dite: “Nuk ka të drejta të njeriut pa të drejta të gjuhës së shenjave””.

Dita Ndërkombëtare e Gjuhëve të Shenjave është një mundësi unike për të mbështetur dhe mbrojtur identitetin gjuhësor dhe diversitetin kulturor të të gjithë personave që nuk dëgjojnë dhe përdoruesve të tjerë të gjuhës së shenjave.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka shpallur 23 shtatorin si Ditën Ndërkombëtare të Gjuhëve të Shenjave me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e gjuhës së shenjave në realizimin e plotë të të drejtave të njeriut të njerëzve që nuk dëgjojnë.

Burimi ATSH

Shqipëria përmirëson pozicionin në Indeksin Global të Paqes 2026

Indeksi Global i Paqes është një indeks i përbërë që mat nivelin e paqes në vende të ndryshme të botës.

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria përmirëson pozicionin në Indeksin Global të Paqes 2026

Indeksi Global i Paqes është një indeks i përbërë që mat nivelin e paqes në vende të ndryshme të botës.