BSH: TIPS Clone, sistemi i ri synon të transformojë infrastrukturën e pagesave

Banka e Shqipërisë çeli sot zyrtarisht punën për implementimin e TIPS Clone, sistemi i ri për pagesa të menjëhershme 24/7 që synon të transformojë infrastrukturën e pagesave në vend.


Banka e Shqipërisë çeli sot zyrtarisht punën për implementimin e TIPS Clone, sistemi i ri për pagesa të menjëhershme 24/7 që synon të transformojë infrastrukturën e pagesave në vend.

Projekti realizohet në bashkëpunim me Bankën e Italisë dhe është miratuar nga Banka Qendrore Evropiane (ECB). Shqipëria është një nga pesë vendet e Ballkanit që do të aplikojnë këtë platformë të bazuar në sistemin TIPS të BE-së, duke ofruar pagesa në sekonda, çdo ditë të vitit.

Në takimin teknik që u zhvillua so në Tiranë morën pjesë bankat tregtare, institucionet e parasë elektronike dhe ekspertë të sektorit financiar, duke shënuar një hap konkret drejt modernizimit financiar dhe integrimit evropian.

BSH- ja bën të ditur se, në kuadër të takimit u organizua edhe një workshop teknik me temën: “Shërbimet e ndërlidhjes dhe shërbimet shtesë për pagesat e shpejta”, me pjesëmarrjen e kompanisë Nexi, një nga dy entitetet e certifikuara nga Banka Qendrore Evropiane për ofrimin e shërbimeve të ndërlidhjes për sistemin TIPS.

Diskutimet u fokusuan në integrimin teknologjik, risitë në përpunimin e pagesave dhe shërbimet shtesë që do të ndihmojnë Shqipërinë të arrijë një infrastrukturë moderne, të krahasueshme me atë të vendeve të BE-së.

TIPS Clone pritet të transformojë sistemin e pagesave në Shqipëri, duke mundësuar një ekonomi më të shpejtë, më transparente dhe më të aksesueshme për qytetarët dhe bizneset. Ky është një hap domethënës drejt afrimit të Shqipërisë me standardet financiare evropiane dhe drejt ndërtimit të një të ardhmeje më digjitale.

Burimi ATSH

Gogu: Qeveria po dëgjon shqetësimet reale të qytetarëve

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi sot se qeveria po dëgjon shqetësimet reale të qytetarëve, duke komentuar protestat që po…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gogu: Qeveria po dëgjon shqetësimet reale të qytetarëve

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi sot se qeveria po dëgjon shqetësimet reale të qytetarëve, duke komentuar protestat që po…