Ibrahimaj: Shqipëria në SEPA, hap historik për integrimin në tregun financiar europian

SEPA përfshin 27 shtete të BE-së, 3 shtete të Zonë Ekonomike Europiane (EEA) që janë Islanda, Norvegjia dhe Lihtenshtajni dhe 11 shtete jashtë BE-së dhe EEA, të cilat janë të përfshira në kufirin gjeografik të SEPA-s


Pas pranimit të Shqipërisë si një prej 41 vendeve anëtare të Zonës së Paguese Europiane (SEPA), nga 7 tetori i këtij viti, të gjithë ata që kryejnë transaksione në euro do të kenë mundësi të realizojnë pagesa më të shpejta, më të lira dhe më të sigurta, me të gjitha shtetet që janë pjesë e kësaj zone.

Ky hap do të mundësojë që për herë të parë, transaksionet në euro të kryhen brenda zonës SEPA me të njëjtin standard si në vendet e Bashkimit Evropian, duke i dhënë shqiptarëve dhe sipërmarrjes sonë akses të drejtpërdrejtë në tregun financiar evropian.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, e cilësoi përfshirjen e Shqipërisë në SEPA si një hap historik drejt integrimit të vendit në tregun e përbashkët evropian.

Sipas saj, ky është një hap thelbësor për të garantuar një ekonomi më konkurruese dhe më të afërt me Bashkimin Evropian.

Kalimi drejt pagesave digjitale dhe rrjedhimisht ulja e përdorimit të cash-it, rrit formalizimin e ekonomisë, ul evazionin fiskal, përmirëson sigurinë fizike të pagesave, ul koston e mbajtjes së cash-it dhe nxit përfshirjen financiare.

Përfitimet ekonomike nga kryerja e pagesave me efikasitet më të lartë sa i përket kostove, kohës dhe sigurisë, sipas vlerësimeve paraprake, mund të arrijnë deri në 40 milionë euro në vit.

SEPA përfshin 27 shtete të BE-së, 3 shtete të Zonë Ekonomike Europiane (EEA) që janë Islanda, Norvegjia dhe Lihtenshtajni dhe 11 shtete jashtë BE-së dhe EEA, të cilat janë të përfshira në kufirin gjeografik të SEPA-s,

Burimi ATSH

Prefekti i Fierit pret ambasadorin e Turqisë

Prefekti i Qarkut Fier, Anduel Xhindi priti sot në një takim Ambasadorin e Turqisë në Shqipëri, Barış Ceyhun Erciyes.

Global 360

Këshilli i Evropës miraton qasje të re për emigracionin, Meloni: Njihet modeli Itali–Shqipëri

Takimi i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, në Kishinev të Moldavisë

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Prefekti i Fierit pret ambasadorin e Turqisë

Prefekti i Qarkut Fier, Anduel Xhindi priti sot në një takim Ambasadorin e Turqisë në Shqipëri, Barış Ceyhun Erciyes.