
Category: Ditari
Bashkëpunimi ndërmjet niveleve vendore dhe ndërkombëtare u vu në qendër të diskutimit gjatë panelit “Dialogu europian për zhvillimin rajonal dhe kohezionin”, që u mbajt në Tiranë, ku morën pjesë ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, kryetari i bashkisë së Chambery në Francë dhe ish-ministër për Europën, Thierry Repentin.
Kreu i Autoritetit të Aviacionit Civil, Maksim Et’hemaj, në një intervistë në medie, informoi se pritet që këto fluturime të nisin në pranverën e vitit 2026
Në Ministrinë e Drejtësisë u zhvillua sot mbledhja e radhës e Komitetit Ndërministror për Tokën, ku u miratua udhërrëfyesi për digjitalizimin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës 2025–2028.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj zhvilloi një takim me përfaqësuesit e Shoqatës Shqiptare të Verës
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku priti në një takim në Tiranë, kryetarin e bashkisë Chambery, ish-ministër për Çështjet Europiane i Francës, Thierry Repentin.
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, me mbështetjen e projektit SANECA II të zbatuar nga GIZ, organizoi një ditë informuese teknike për të prezantuar Udhëzuesin e Programeve Financiare të Bashkimit Evropian, një instrument praktik dhe gjithëpërfshirës për rritjen e aksesit në financimet evropiane.
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI) në zbatim të ligjit “Për strehimin social”, dhe Strategjisë së Strehimit Social 2016-2025, në muajin dhjetor 2024 hapi thirrjen për të gjitha bashkitë në rang vendi, për aplikim dhe mbështetje financiare nga buxheti i shtetit për projektet e strehimit për vitin 2025.
Rektori i Universitetit të Tiranës, prof. dr. Artan Hoxha, mirëpriti sot në një takim Javier Cremades García, president i Shoqatës Botërore të Juristëve (World Jurist Association).
Sot, punonjësit e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit iu përgjigjën ftesës së Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, duke u bërë pjesë e seancës së dhurimit vullnetar të gjakut.
Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu zhvilloi një takim në Vaun e Dejës në Regjimentin e Këmbësorisë së Veriut, së bashku me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA – Gjenerallejtënant Arben Kingji dhe Komandantin e Forcës Tokësore, gjeneral-major Ilir Xhebexhia.









