Vengu: Shqipëri-Kosovë, bashkëpunim shumëdimensional në fushën e mbrojtjes

Ekipi i Komandës Mbështetëse të Forcave të Armatosura zhvilloi sot një vizitë në disa njësi homologe në Kosovë.


Ekipi i Komandës Mbështetëse të Forcave të Armatosura zhvilloi sot një vizitë në disa njësi homologe në Kosovë.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, i cili nënvizoi bashkëpunimin shumëdimensional në fushën e mbrojtjes.

Vengu theksoi se “rritja e kapaciteteve njerëzore dhe operacionale mbetet prioritet për Forcat e Armatosura dhe Ministrinë e Mbrojtjes”.

Vizita e ekipit të Komandës Mbështetëse të FA-së në Kosovë, sipas ministrit Vengu ka si objektiv rritjen e ndërveprimit dhe forcimin e reagimit profesional e efektiv në terren.

Bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve në fushën e mbrojtjes është konkretizuar me pjesëmarrjen aktive në stërvitjen ndërkombëtare “Defender Europe 2025”, ku Shqipëria dhe Kosova luajnë një rol kyç.

Një tjetër fushë me rëndësi strategjike është ajo e arsimit ushtarak. Akademia e Forcave të Armatosura shqiptare vijon të ofrojë bursa dhe kurse për studentët dhe oficerët nga Kosova, ndërkohë që po shqyrtohen edhe kuota të veçanta në universitete publike për specialitete të rëndësishme për mbrojtjen.

Plani i bashkëpunimit dypalësh për vitin 2025 përfshin 64 aktivitete konkrete: takime, trajnime, shkëmbim informacioni dhe stërvitje, të cilat janë tashmë në proces zbatimi.

Burimi ATSH

Rama në Bruksel, merr pjesë në Samitin e Euronews për Zgjerimin

Kryeministri Edi Rama zhvillon sot një vizitë zyrtare në Bruksel, ku do të marrë pjesë në Euronews Enlargement Summit, një…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në Bruksel, merr pjesë në Samitin e Euronews për Zgjerimin

Kryeministri Edi Rama zhvillon sot një vizitë zyrtare në Bruksel, ku do të marrë pjesë në Euronews Enlargement Summit, një…