Emërohen tri zëvendësministre, lirohen nga detyra dy të tjerë

Këshilli i Ministrave miratoi sot emërimin në detyrë të tri zëvendësministreve, si dhe largimin nga detyra të dy zëvendësministrave të tjerë.


Këshilli i Ministrave miratoi sot emërimin në detyrë të tri zëvendësministreve, si dhe largimin nga detyra të dy zëvendësministrave të tjerë.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë të drejtuar nga kryeministri Edi Rama u miratua emërimi i Edona Bilalit, zëvendësministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Edona Bilali ka qenë deputete e PS-së gjatë mandatit të tretë qeverisës, ndërsa ka mbajtur edhe postin e ministres së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.

Po ashtu, Këshilli i Ministrave miratoi me vendime të veçanta edhe emërimin e Eugena Tominit zëvendësministre të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe Silva Cakës, zëvendësministre e Punëve të Brendshme.

Eugena Tomini ka mbajtur edhe më parë postin e zv.ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ndërsa ka drejtuar edhe Institutin e Shëndetit Publik.

Ndërsa Silva Caka ka qenë deputete e Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, sot Partia e Lirisë. Ajo është po ashtu anëtare e këshillit bashkiak të Tiranës.

Në mbledhjen e sotme u liruan po ashtu nga detyra dy zëvendësministra.

Konkretisht Mira Kapisyzi u lirua nga detyra e zëvendësministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si dhe Andi Mahila u lirua nga detyra e zëvendësministrit të Brendshëm.

Largimi nga detyra i Andi Mahilës u komunikua disa ditë më parë nga ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu. Shkak për këtë vendim është shkelja e ligjit antiduhan nga ana e Mahilajt, i cili u raportua nga një qytetar për konsumimin e duhanit në ambientet e një restoranti.

Burimi ATSH

Rama në Berat: Bashkimi i bashkive nuk prek shërbimet, ndryshon vetëm drejtimi vendor

Kryeministri Edi Rama vijoi sot në Berat takimet informuese në kuadër të konsultimit publik për reformën administrative territoriale, duke u…

Global 360

Kosova me Qeveri të re, Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt

Kuvendi i Kosovës e ka votuar Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në Berat: Bashkimi i bashkive nuk prek shërbimet, ndryshon vetëm drejtimi vendor

Kryeministri Edi Rama vijoi sot në Berat takimet informuese në kuadër të konsultimit publik për reformën administrative territoriale, duke u…