Ibrahimaj në Abu-Dabi: Shqipëria synon të bëhet nyja digjitale e rajonit

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj deklaroi sot nga Abu-Dabi (Abu Dhabi) se “Shqipëria synon të bëhet nyja digjitale e rajonit”, ndërsa për këtë qëllim po vendos partneritete me kompani lidere në fushën e inteligjencës artificiale.

Ministrja Ibrahimaj po zhvillon një vizitë pune në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku u takua me drejtuesit e MGX, një prej kompanive më inovative në fushën e inteligjencës artificiale dhe transformimit digjital në Lindjen e Mesme.

Në këtë vizitë pune ministrja Ibrahimaj shoqërohej nga drejtuesja e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj, drejtoresha e Korporatës Shqiptare të Investimeve (AIC), Elira Kokona, drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli, si dhe Gjergji Taho nga DURANA Tech Park.

Ibrahimaj informoi se në takim u diskutua për mënyrat si inteligjenca artificiale mund të shërbejë si motor për zhvillimin ekonomik, inovacionin dhe modernizimin e institucioneve tona.

“Ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi ku Shqipëria synon të bëhet nyja digjitale e rajonit”, nënvizoi ministrja Ibrahimaj.

Rama: Opozita nuk votoi asnjë prej paketës së ligjeve të integrimit

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste kujtoi sot se opozita nuk ka votuar asnjë prej paketës së ligjeve…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Opozita nuk votoi asnjë prej paketës së ligjeve të integrimit

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste kujtoi sot se opozita nuk ka votuar asnjë prej paketës së ligjeve…