
Category: Ditari
Ish-kryetari i bashkisë së Nju-Jorkut, Eric Adams mori dje kartën e identitetit dhe pasaportën shqiptare, gjatë mbrëmjes gala të organizuar në kuadër të Samitit të IV të Diasporës.
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu vizitoi mëngjesin e sotëm në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” personat e lënduar nga zjarri i pasdites së djeshme në Tiranë, për t’u njohur nga afër me gjendjen e tyre shëndetësore dhe ecurinë e trajtimit.
Kryeministri Edi Rama i dorëzoi sot në Tiranë ish-kryetarit të bashkisë së Nju-Jorkut, Eric Adams, kartën e identitetit dhe pasaportën shqiptare.
Gjatë mbrëmjes gala të Samitit të IV të Diasporës Shqiptare u ndanë edhe çmimet “Jusuf Vrioni” të konkursit të shpallur nga Qendra e Botimeve për Diasporën për përkthyesit e rinj nga diaspora.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte zhvilloi sot një takim në selinë e Aleancës në Bruksel me ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Ermal Nufi.
Kreu i Partisë për Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI) në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti gjatë fjalës së tij në Samitin IV të Diasporës shqiptare, në mbrëmjen festive, nënvizoi rolin kyç të mërgatës shqiptare në përparimin e kombit shqiptar.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, priti në një takim në Tiranë në kuadër të Samitit të IV të Diasporës Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Glauk Konjufca.
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj mori pjesë sot në ceremoninë e diplomimit të brezit të parë të studentëve të arsimit profesional, të shkollës së Hoteleri-Turizmit.
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, zhvilloi një takim me personelin ushtarak dhe civil të Misionit të Shqipërisë në NATO, në Bruksel, duke vlerësuar rolin dhe kontributin e tyre në përfaqësimin e vendit në aleancë.
Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni deklaroi sot se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian do të përshpejtohet përmes angazhimit të diasporës.








