Këshilli i Mandateve shqyrton më 19 dhjetor kërkesën e SPAK për imunitetin e Ballukut

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të mblidhet të premten (19 dhjetor) për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku. Mbledhja do të zhvillohet në orën 10:30.

Këshilli i BE-së: Bashkëpunim politik për përparim të mëtejshëm të reformave

Presidenca e Këshillit të Evropës miratoi sot konkluzionet sa i përket procesit të zgjerimit të bllokut evropian.

Ekspertizë amerikane për kurrikulat e reja në sigurinë kibernetike dhe kriminologji

E ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Nancy VanHorn zhvilloi sot një takim me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro.

Kos: Hapja e të gjithë kapitujve, provë se qeveria po bën më të mirën

Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos vlerësoi sot përpjekjet e qeverisë shqiptare për ecurinë e shpejtë të vendit tonë në hapjen e të gjithë grupkapitujve.

Begaj vlerëson rolin e MÜSİAD në forcimin e marrëdhënieve ekonomike Shqipëri-Turqi

Presidenti Bajram Begaj mori pjesë në aktivitetin e Shoqatës së Pavarur të Industrialistëve dhe Biznesmenëve turq dhe shqiptarë (MÜSİAD), ku vlerësoi rolin e rëndësishëm të kësaj shoqate në forcimin e marrëdhënieve ekonomike mes Shqipërisë dhe Turqisë.

Gonzato: Të zgjerohet mbrojtja ligjore dhe psikosociale për viktimat e dhunës

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato, mori pjesë sot në prezantimin e studimit të Profilit të Barazisë Gjinore të Shqipërisë, një analizë e përditësuar mbi situatën e grave dhe burrave, vajzave dhe djemve në vend.

Shqipëria i dorëzon Bosnjë-Hercegovinës presidencën e SEPCA-s

Asambleja e Dytë e SEPCA-s e mbajtur në Vlorë, nën presidencën e Policisë së Shtetit shqiptar, me prezencën e drejtorëve të policive të Evropës Juglindore, përfundoi sot punimet.

Sala: Vëmendje të veçantë institucionale kundër dhunës digjitale

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, deklaroi sot se të dhënat e sakta dhe të mirëhartuara janë thelbësore për të marrë masa konkrete dhe për të ndërtuar politika efektive.

OSBE: Shqipëria përparime në politikat për të drejtat e të moshuarve

Prezenca e OSBE-së në vendin tonë prezantoi sot gjetjet dhe rekomandimet e vlerësimit mbi të drejtat e njeriut të personave të moshuar, me fokus në aksesin në shërbime dhe ndikimin e digjitalizimit.

Spiropali: Përshpejtim i procedurave të pajisjes me kartat e lejes së qëndrimit për shqiptarët në Greqi

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali kërkoi sot në Athinë përshpejtim të procedurave burokratike për pajisjen me kartat e lejes së qëndrimit për aplikuesit shqiptarë në Greqi, sipas modeleve europiane.