Begaj vlerëson rolin e MÜSİAD në forcimin e marrëdhënieve ekonomike Shqipëri-Turqi

Presidenti Bajram Begaj mori pjesë në aktivitetin e Shoqatës së Pavarur të Industrialistëve dhe Biznesmenëve turq dhe shqiptarë (MÜSİAD), ku vlerësoi rolin e rëndësishëm të kësaj shoqate në forcimin e marrëdhënieve ekonomike mes Shqipërisë dhe Turqisë.


Presidenti Bajram Begaj mori pjesë në aktivitetin e Shoqatës së Pavarur të Industrialistëve dhe Biznesmenëve turq dhe shqiptarë (MÜSİAD), ku vlerësoi rolin e rëndësishëm të kësaj shoqate në forcimin e marrëdhënieve ekonomike mes Shqipërisë dhe Turqisë.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Begaj theksoi se MÜSİAD Albania ka konsoliduar praninë e saj në Shqipëri, duke zgjeruar rrjetin e kompanive anëtare dhe duke u shndërruar në një partner aktiv në nxitjen e investimeve dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillim ekonomik.

Ai vlerësoi shoqatën si një urë bashkëpunimi mes sipërmarrjes shqiptare dhe asaj turke.

Presidenti Begaj nënvizoi se marrëdhëniet Shqipëri-Turqi janë të shkëlqyera dhe të qëndrueshme, të mbështetura në miqësi historike, bashkëpunim strategjik dhe interesa të përbashkëta.

Partneriteti ekonomik, sipas kreut të shtetit, është një nga shtyllat kryesore të kësaj marrëdhënieje, me rritje të vazhdueshme të shkëmbimeve tregtare, bashkëpunimit në turizëm dhe interesit për investime reciproke.

Presidenti nënvizoi se ekzistojnë hapësira të mëdha për bashkëpunim në fusha si mbrojtja, bujqësia, arsimi, teknologjia e informacionit, ndërtimi dhe turizmi, duke përmendur edhe Forumin e Investimeve Shqipëri-Turqi si dëshmi të potencialit për kthimin e nismave në projekte konkrete.

Presidenti Begaj shprehu bindjen se përmes partneritetit të sinqertë dhe vizionit të përbashkët të sipërmarrësve të të dyja vendeve, bashkëpunimi ekonomik do të njohë rezultate edhe më të mira në të ardhmen.

Burimi ATSH

COREPER miraton mbylljen e kapitujve 25, 26 dhe 30 të negociatave

Agjencia për Media dhe Informim bën me dije se COREPER ka dhënë dritën jeshile për mbylljen e negociatave për tre…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

COREPER miraton mbylljen e kapitujve 25, 26 dhe 30 të negociatave

Agjencia për Media dhe Informim bën me dije se COREPER ka dhënë dritën jeshile për mbylljen e negociatave për tre…