
Category: Ditari
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se në fund të Samitit mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor mbajtur dje në Bruksel dhe pas diskutimeve intensive është marrë vendimi që të hiqen të gjitha masat për Kosovën.
Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në Samitin BE- Ballkani Perëndimor të mbajtur në Bruksel.
Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, vlerësoi përparimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, duke theksuar se Tirana ka arritur të hapë të gjithë grup-kapitujt e negociatave në një kohë shumë të shkurtër, me hapjen e fundit në muajin nëntor.
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u takua në Greqi me ambasadorët e vendeve mike të akredituar në Greqi dhe ambasadorët e akredituar në Shqipëri me rezidencë në Greqi, personalitete të jetës publike greke, gazetarë, analistë.
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në mbrëmjen gala të dedikuar sipërmarrjes shqiptare, organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë (DHTIT), e cila bëri bashkë përfaqësues të biznesit, shoqatave të biznesit, institucioneve shtetërore dhe aktorëve të ekonomisë.
Në vijim të agjendës së tij në Bruksel, në kuadër të Samitit BE- Ballkani Perëndimor, Kryeministri Edi Rama mbërriti në Europa Building, ku u prit sot nga Ursula von der Leyen, Presidentja e Komisionit Europian dhe António Costa President i Këshillit Europian
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha sot se “pas rritjes me 3.6% në gjashtëmujorin e parë, ekonomia shqiptare ka vijuar të rritet me ritme të ngjashme edhe në gjysmën e dytë të vitit”.
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, zhvilloi sot një takim me komunitetin shqiptar në Athinë, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së lidhjes me rrënjët dhe kulturën shqiptare jashtë vendit.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj mori pjesë sot në ceremoninë e organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, ku u vlerësuan arritjet e sipërmarrjeve shqiptare që kontribuojnë në rritjen e ekonomisë së vendit tonë.
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Bullgarisë në Shqipëri, Ivaylo Kirov.









