Gonxhja: Rritje e mbështetjes për trajnerët dhe sportistët e mundjes

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja zhvilloi një takim me Presidentin e Federatës Botërore të Mundjes, Nenad Laloviç dhe me Presidentin e Federatës Shqiptare të Mundjes, Sahit Prizreni, me rastin e Kampionatit Europian të Mundjes, që po zhvillohet në Tiranë.

Balla – opozitës: Sulmet ndaj partnerëve ndërkombëtarë, të papranueshme

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i bëri thirrje opozitës në Kuvend të mbështesë projektligjet për përafrimin e legjislacionit me Bashkimin Europian.

Shqipëria, vend i sigurt për të udhëtuar vetëm

Indeksi i Sigurisë së Udhëtimit për vitin 2026 rendit mbi 100 vende të botës, duke i vlerësuar ato sipas nivelit të sigurisë për udhëtarët e pavarur.

Hoxha me përfaqësues të biznesit grek: Shqipëria, treg i hapur për investime

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi një bashkëbisedim me përfaqësues të Unionit të Biznesmenëve Grekë në kuadër të Forumit Ekonomik të Delfit, duke vënë në fokus diplomacinë ekonomike dhe potencialin e Shqipërisë për investime të huaja.

Muzeu Etnografik i Durrësit, hapësirë e re për kulturën dhe trashëgiminë

Muzeu Etnografik ka hapur dyert për qytetarët e Durrësit dhe vizitorët e shumtë, duke u kthyer në një pikë të rëndësishme referimi për kulturën dhe historinë e qytetit.

Vijon rivlerësimi i pasurive, Malaj: 9500 aplikime, 30 milionë euro të ardhura në dy muaj

Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi sot në seancën plenare të Kuvendit, se procesi i rivlerësimit të pasurive ka nisur zyrtarisht dhe po vijon me ritme të mira, duke hedhur poshtë pretendimet për bllokim të tij.

Hoxha takim me homologun moldav: Zgjerimi i BE-së, investim strategjik për Europën

Në kuadër të Forumit Ekonomik te Delfit, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi një takim me zëvendëskryeministrin dhe ministrin për Punët e Jashtme të Republikës së Moldavisë, Mihai Popșoi.

Kumbaro: Agjencia e Shërbimeve Arsimore do të mbështetet nga ekspertiza e Universitetit të Kembrixhit

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, paraqiti në Kuvend projektligjin për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore, një reformë që synon të transformojë rrënjësisht mënyrën se si ofrohen shërbimet për qytetarët në arsim.

Karakaçi: Shqipëria, kampione e energjisë së rinovueshme në rajon

Në Mal të Zi u zhvillua sot ministeriali i për energjinë, në kuadër të procesit të Berlinit dhe përpjekjeve të vendeve të Ballkanit Perëndimor për përafrimin me Bashkimin Evropian.

Metani leksion të hapur me studentët: Reforma krijoi një sistem të qëndrueshëm drejtësie

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani zhvilloi një leksion të hapur me studentët e degës së drejtësisë në Universitetin Luarasi