
Category: Ditari
Atmosfera festive e 113-vjetorit të Pavarësisë është përcjellë sot në çdo pikë doganore të vendit tonë.
113-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë dhe festat e Nëntorit, po kremtohen edhe në Preshevë, Bujanoc, Medvegjë dhe Sanxhak.
Presidenti Trump i dërgoi Presidentit Begaj një telegram të posaçëm, ku, veç urimeve për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, riafirmon vullnetin e tij dhe të Shteteve të Bashkuara për forcim të bashkëpunimit me Shqipërinë.
Shqipëria kremton sot 113-vjetorin e Pavarësisë dhe nderon Ditën e Flamurit Kombëtar, simbol i rrugëtimit tonë historik, i sfidave të përballuara dhe i vlerave që bashkojnë shqiptarët kudo ndodhen.
Kryebashkiaku i Piana degli Albanesi, Rosario Petta, ka përcjellë urimet e tij me rastin e 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, duke theksuar lidhjen e pazgjidhshme mes komunitetit arbëresh dhe mëmëdheut shqiptar.
Në 113-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, në sheshin historik të Vlorës u zhvillua sot ceremonia zyrtare e ngritjes së flamurit kombëtar, një nga momentet më domethënëse të festimeve shtetërore të 28 Nëntorit.
NATO ka uruar sot Shqipërinë me rastin e Ditës së Pavarësisë, duke e cilësuar vendin tonë një aleat të rëndësishëm brenda Aleancës.
Misioni i SHBA-së në NATO ka uruar sot Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në gjuhën shqipe.
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka uruar sot Ditën e Flamurit dhe 113-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, duke theksuar unitetin kombëtar dhe detyrimet e përbashkëta të shqiptarëve kudo që jetojnë.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani uroi sot shqiptarët për 113-vjetorin e Pavarësisë.








