Salla me fermerët në Cërrik, Gramsh dhe Belsh: Orientim më i mirë i mbështetjes direkte

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, gjatë një dëgjesë me fermerë të Cërrikut, Gramshit dhe Belshit, diskutoi mbi Skemën Kombëtare 2026 dhe mënyrat për të orientuar më mirë buxhetin e mbështetjes direkte drejt nevojave reale të fermerëve.

Begaj: Promovim i harmonisë dhe bashkëjetesës ndërfetare

Presidenti Bajram Begaj priti sot një përfaqësi të Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar, një organizatë e përbërë nga klerikë të pesë besimeve: mysliman, ortodoks, bektashi, katolik dhe të komunitetit të Vëllazërisë Ungjillore.

Gonxhja: Investime në katër stadiume, 6,2 milionë euro për evente ndërkombëtare

Fondet e alokuara për sportin për vitin 2026 janë 834,6 milionë lekë, ose më shumë se 32% krahasuar me vitin 2025.

Ekspertë të BE, vizitë këshillimore për emergjencat civile

Gjatë dy javëve të fundit, Shqipëria priti një mision këshillimor të mbrojtjes civile për zjarret në pyje, të udhëhequr nga Departamenti i Komisionit Evropian për Operacionet e Mbrojtjes Civile dhe Ndihmës Humanitare (DG ECHO), kuadri i BE-së që ndihmon vendet të bashkëpunojnë për parandalimin, gatishmërinë dhe reagimin ndaj fatkeqësive.

Nis nënshkrimi i marrëveshjeve trepalëshe me studentët përfitues të mbështetjes financiare

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro informoi sot se 131 studentë të shkëlqyer dhe 53 studentë të programeve prioritare përfitues të kësaj marrëveshjeje, do të kontaktohen nga AKFAL për vijimin e procedurave dhe nënshkrimin e marrëveshjes.

Reforma territoriale, Mazniku: Komisioni me tre grupe, konsultime publike në qarqe

Mazhoranca do t’i drejtohet nesër Kuvendit me një kërkesë për ndryshimin e formulës së përfaqësimit në komisionin e posaçëm për reformën administrativo-territoriale me synimin për të garantuar një mekanizëm zhbllokues, në kushtet kur opozita nuk merr pjesë në punimet e komisionit.

Platformë të re online për revistat shkencore

Revistat shkencore të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (AShSh) tani gjenden në një platformë të re online.

Ankandi i obligacioneve 2 miliardë lekë, Malaj: Kërkesa e investitorëve trefishoi ofertën

Ministria e Financave zhvilloi sot, ankandin e instrumentit obligacione 15-vjeçare. Shuma e shpallur nga Ministria ishte 2 miliardë lekë.

Forcat Tokësore trajnim me Gardën Kombëtare të ShBA-së në “Call for Fire – Artillery”

Efektivët e Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë të Forca Tokësore zhvilloi trajnimin “Call for Fire – Artillery”, në bashkëpunim me New Jersey National Guard, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shkolla “Lef Sallata” në Vlorë hap dyert me kushte moderne për 650 nxënës dhe mësues

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro u shpreh se “për 650 nxënësit dhe mësuesit e shkollës “Lef Sallata” në Vlorë, kjo javë nisi bukur me një shkollë krejt të re, të rilindur përmes projektit të Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë Vlorë”.