Begaj: Promovim i harmonisë dhe bashkëjetesës ndërfetare

Presidenti Bajram Begaj priti sot një përfaqësi të Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar, një organizatë e përbërë nga klerikë të pesë besimeve: mysliman, ortodoks, bektashi, katolik dhe të komunitetit të Vëllazërisë Ungjillore.


Presidenti Bajram Begaj priti sot një përfaqësi të Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar, një organizatë e përbërë nga klerikë të pesë besimeve: mysliman, ortodoks, bektashi, katolik dhe të komunitetit të Vëllazërisë Ungjillore.

Takimi u zhvillua në kuadër të Javës Botërore të Harmonisë Ndërfetare.

Gjatë bashkëbisedimit më klerikët, Kreu i Shtetit e vlerësoi këtë qendër të ngritur në Elbasan si model për përcjelljen e vlerave dhe virtytit, ndërsa theksoi aktivizimin e tyre përtej dallimeve të besimit në dobi të shoqërisë.

Presidenti shprehu inkurajim ndaj aktiviteteve të Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar me synim ruajtjen e vlerës kombëtare të bashkëjetesës dhe mirëkuptimit ndërfetar nëpërmjet aktiviteteve, komunikimit, dialogut të gjallë, reagimit ndaj të gjitha formave të intolerancës dhe diskriminimit dhe përcjelljes së kapërcimit të sfidave përmes dialogut.

“Kush më shumë se sa ju e përfaqëson këtë harmoni që ne kemi, këtë mirëkuptim që kemi midis besimeve fetare të ndryshme dhe të bashkëpunimit. Për fatin e mirë, ne e kemi trashëguar këtë bashkëjetesë dhe harmoni, por detyra jonë është të punojmë që t’ua lëmë trashëgimi brezit të ri këtë komunikim dhe harmoni ndërfetare”, u shpreh Kreu i Shtetit.

Gjatë takimit u theksua se Shqipëria ka qenë dhe mbetet një model i tolerancës fetare dhe marrëdhënia midis besimeve të ndryshme është vëllazërore, por kjo nuk duhet të merret si dhuratë, duhet të punohet me të rinjtë që kjo vlerë të trashëgohet.

“Gjatë vizitave të mia kam parë një shtim të pranisë së të rinjve në frekuentimin e objekteve të kultit, gjë që më bën të besoj se mesazhet e klerikëve kanë arritur tek ata dhe se ata kanë filluar të kuptojnë rëndësinë e shpirtërores në jetën e tyre”, nënvizoi Presidenti Begaj në takim.

Kreu i Shtetit theksoi se do të jetë gjithnjë në krah të çdo veprimtarie apo organizate që përpiqet të ruajë, të edukojë e të promovojë vlera kombëtare, siç është ajo e harmonisë dhe bashkëjetesës ndërfetare dhe dijeve të dobishme për një ardhmëri edhe më të mirë të Shqipërisë.

/Burimi ATSH

Spahiu: Shërbimet sociale duhet të jenë aty ku janë nevojat e qytetarëve

Forcimi i shërbimeve sociale dhe koordinimi i punës mes strukturave qendrore dhe rajonale ishin në fokus të një takimi të…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Spahiu: Shërbimet sociale duhet të jenë aty ku janë nevojat e qytetarëve

Forcimi i shërbimeve sociale dhe koordinimi i punës mes strukturave qendrore dhe rajonale ishin në fokus të një takimi të…