
Category: Aktualitet
Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se, Shqipëria ka hedhur një hap të ri në drejtim të rritjes së kapaciteteve ushtarake dhe ripozicionimit në industrinë mbrojtëse.
Zëvendësministri i Financave Endrit Yzeiraj: Bashkëbisedimi me grupet e interesit për ligjet e reja është shtrirë në disa rrafshe.
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) mori pjesë në ushtrimin ndërkombëtar të NATO-s “Locked Shields 2026”, një nga simulimet më të mëdha dhe më komplekse në botë në fushën e sigurisë kibernetike.
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, mori pjesë sot në Asamblenë e Noterisë, ku theksoi nevojën për rritjen e sigurisë juridike të kontratave dhe akteve noteriale në vend.
Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, gjatë një takimi me kryetarin e Bashkisë Shkodër, Benet Beci, si dhe me partnerë lokalë, diskutuan mbi potencialin e madh natyror dhe turistik që ofron kjo zonë.
Në Shërbimin e Okulistikës në QSUT janë realizuar me sukses dy ndërhyrjet e para të vitrektomisë tek pacientë me humbje të shikimit, duke sjellë një përmirësim të ndjeshëm të gjendjes së tyre.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u takua sot me përfaqësues të një delegacioni biznesi nga landi i Baden-Württemberg, ku u diskutua mbi forcimin e partneritetit ekonomik mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, si një shtysë e rëndësishme drejt integrimit evropian.
Himara ka çelur sot zyrtarisht sezonin e ri veror. E shtrirë përgjatë datave 1-3 maj hapja e sezonit turistik është konceptuar nga bashkia Himarë si një paketë e plotë aktivitetesh të shtrira përgjatë këtyre ditëve.
Në kuadër të Konferencës së Fondacionit “Konrad Adenauer” dhe Alumni BBUG me temë “Shqipëria si vend biznesi-Perspektiva për kompanitë gjermane dhe partneriteti rajonal”, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj theksoi progresin ekonomik të vendit dhe mundësitë në rritje për investitorët e huaj.
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, paralajmëroi sot drejtuesit e automjeteve se kontrolli në rrugë vijon pa ndërprerje, edhe në mungesë të prezencës fizike të policisë, falë përdorimit të teknologjisë së avancuar.









