Nis nënshkrimi i marrëveshjeve trepalëshe me studentët përfitues të mbështetjes financiare

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro informoi sot se 131 studentë të shkëlqyer dhe 53 studentë të programeve prioritare përfitues të kësaj marrëveshjeje, do të kontaktohen nga AKFAL për vijimin e procedurave dhe nënshkrimin e marrëveshjes.


Përmes Agjencisë Kombëtare të Financimit të Arsimit të Lartë ka nisur procesi i nënshkrimit të marrëveshjeve trepalëshe me studentët përfitues të mbështetjes financiare për vitin akademik 2025–2026 duke formalizuar përfitimin e bursës dhe përjashtimin nga tarifa vjetore e shkollimit.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro informoi sot se 131 studentë të shkëlqyer dhe 53 studentë të programeve prioritare përfitues të kësaj marrëveshjeje, do të kontaktohen nga AKFAL për vijimin e procedurave dhe nënshkrimin e marrëveshjes.

“Ministria e Arsimit mbështet studentët dhe programet prioritare të studimit investuar në ekselencën akademike, mundësitë e barabarta dhe cilësinë e arsimit të lartë në Shqipëri”, u shpreh Kumbaro.

Procesi i aplikimit nga studentët u realizua përmes portalit unik qeveritar e-Albania, në shërbimin elektronik “Aplikim për Mbështetje Financiare”, si dhe nëpërmjet dorëzimit fizik të dokumentacionit nga studentët, për periudhën 22 tetor-20 dhjetor 2025.

Pas përfundimit të verifikimeve përkatëse, studentët përfitues janë miratuar në përputhje me kriteret ligjore.

Kategoritë e studentëve përfitues janë studentë të shkëlqyer, të cilët kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë me notë mesatare 10.00; janë vlerësuar në secilin prej provimeve kombëtare të detyruara të maturës shtetërore me notë të shkallëzuar jo më pak se 9.5 deri në 10.00.

Gjithashtu janë përfitues studentë fitues të olimpiadave ndërkombëtare, të renditur në një nga tri çmimet e para në olimpiada me më shumë se 15 vende pjesëmarrëse, të pranuar në programe studimi të lidhura me fushën/disiplinën përkatëse si dhe studentë që ndjekin programe studimi prioritare, të përcaktuara si prioritete kombëtare sipas VKM-së nr. 386/2022, të ndryshuar.

Mbështetja Financiare për studentët përfitues përfshin: bursën në masën e një page minimale mujore; përjashtimin nga pagesa e tarifës vjetore të shkollimit, sipas përcaktimeve të VKM-së në fuqi.

Studentët përfitues do të njoftohen nga Drejtoria e Granteve e AKFAL për vijimin e procedurave dhe nënshkrimin e marrëveshjes trepalëshe.

Institucionet publike të arsimit të lartë do të vijojnë bashkëpunimin për realizimin e hapave përkatës.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Zgjerimi i BE-së, Hoxha: Koha për veprim, Shqipëria po bën pjesën e saj

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në edicionin e 12-të të “Tirana Connectivity Forum”, një…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Zgjerimi i BE-së, Hoxha: Koha për veprim, Shqipëria po bën pjesën e saj

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në edicionin e 12-të të “Tirana Connectivity Forum”, një…