Pensionet me Italinë, firmoset marrëveshja mbi shkëmbimin elektronik të formularëve

Drejtori i Përgjithshëm i ISSH-së, Astrit Hado dhe Valeria Vittimberga, drejtoreshë e Përgjithshme e INPS, firmosën sot në Tiranë marrëveshjen teknike për shkëmbimin elektronik të formularëve zbatues, në kuadër të zbatimit të Marrëveshjes për Sigurimet Shoqërore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Italiane, që ka hyrë në fuqi më 1 korrik 2025.

Rama: Ritëm i paprecedent në negociatat e pranimit në BE

Komisionerja Europiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka vlerësuar përparimin e Shqipërisë në negociatat për anëtarësim në BE, ku arritjet e muajve të fundit kanë ecur me një ritëm të paprecedent, me objektivin për të arritur përmbylljen e kapitujve deri në vitin 2027.

Malaj me tregtarë të pakicës: Siguroni faturë tatimore për çdo produkt

Ministri i Financave, Petrit Malaj, gjatë vizitës që zhvilloi në dy biznese të shitjes me pakicë të mallrave të bulmetit dhe mishit në qytetin e Lushnjës, theksoi rëndësinë që çdo produkt që shesin duhet ta shoqërojnë me faturë tatimore.

Rama me përfaqësues të teknologjisë: Partnerë të drejtpërdrejtë për rritjen e cilësisë së qeverisjes

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në Berat me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit dhe start up-eve, të cilëve u shprehu gatishmërinë për ofrimin e aksesit në të dhëna, për të pasur produkte të vlefshme edhe për tregun shqiptar.

Rama: Kemi çdo ditë sulme sistematike, investimi në teknologji me detyrim për pushtetin vendor dhe privatët

Kryeministri Edi Rama u ndal sot tek masat që po merren për mbrojtjen kibernetike, ndërsa theksoi domosdoshmërinë që edhe pushteti vendor apo sektori privat të kenë një përqindje investimi në teknologji.

Karçanaj: Digjitalizmi i shërbimeve publike, gati të kthehet në brand shqiptar

Drejtoresha e AKSHI-t, Linda Karçanaj tha se sot, zhvillimi që ka shënuar digjitalizimi i shërbimeve publike e ka kthyer atë në një brand shqiptare dhe aset të diplomacisë ekonomike dhe eksporteve.

Shërbimet digjitale, Ibrahimaj: Shqipëria renditet në vendin e 8-të në Europë

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, tha se “Shqipëria në një dekadë ka pësuar një transformim shumë të madh në sektorin e teknologjisë, inovacionit, startup-eve dhe ambicia është që Shqipëria të ketë brandin e vet në këtë sektor”.

Sulmet kibernetike, Rama: Forcojmë mbrojtjen në sektorin publik, privati jo me të njëjtin ritëm

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në Berat me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit dhe start up-eve, për të diskutuar mbi rrugën e bërë në këtë sektor dhe sfidat për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian

Sulmet kibernetike, Rama: Forcojmë mbrojtjen në sektorin publik, privati jo me të njëjtin ritëm

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në Berat me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit dhe start up-eve, për të diskutuar mbi rrugën e bërë në këtë sektor dhe sfidat për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian.

Ministria e Drejtësisë, marrëveshje me Universitetin e Tiranës për trajnimin e përkthyesve zyrtarë

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dhe rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit për trajnimin e përkthyesve zyrtarë, një hap strategjik për forcimin e drejtësisë dhe integrimin europian të Shqipërisë.