Celibashi: Vetëm 50 nga 132 parti dorëzuan raportet financiare në vitin 2023

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi raportoi sot veprimtarinë institucionale të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2024 në mbledhjen e përbashkët të Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike me Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale.

Rama: Lajm i mirë nga suksesi i negociatave, nga sot transferta në euro me të njëjtat rregulla si në BE

Shqipëria është tashmë anëtare e plotë e SEPA-s (Zonës së Pagesave të Vetme në Euro) dhe shqiptarët do të paguajnë komisione të njëjta me transfertat brenda vendit.

Nisën sot transaksionet përmes SEPA-s, Sejko: Moment historik për tregun financiar shqiptar

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko e cilësoi moment historik për tregun financiar shqiptar nisjen e transaksionit të parë në euro, përmes Zonës Unike të Pagesave në Euro, e njohur si SEPA.

Spiropali takon Gonzato-n: Çojmë përpara partneritetin e plotë për sfidat e integrimit

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato.

Përmbyllet faza e parë e Skemës Kombëtare të Investimeve, 801 aplikime për 9 masa mbështetëse

Skema Kombëtare e Investimeve 2025 ka përmbyllur fazën e aplikimeve më 30 shtator, duke shënuar një interes të lartë nga fermerët në të gjithë vendin.

Prej sot transaksionet financiare me 41 vende të Evropës 5 herë më lirë

Shqipëria shënon sot hap historik në rrugën drejt integrimit evropian dhe zhvillimit ekonomik ndërsa nis aplikimi i pagesave në SEPA (Single Euro Payments Area) që është një sistem i unifikuar pagesash në euro në të gjithë Evropën.

Rama: Përgjigjja më ekstreme ligjore ndaj agresorit të gjyqtarit Kalaja

Kryeministri Edi Rama shprehu sot ngushëllimet për familjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, ndërsa theksoi se agresioni kriminal mbi gjykatësin kërkon pa dyshim përgjigjen më ekstreme ligjore ndaj agresorit.

Prezenca e OSBE-së: Dënojmë me forcë aktin e dhunshëm ndaj gjyqtarit Kalaja

Prezenca e OSBE-së në Tiranë dënoi sot me forcë aktin e dhunshëm të goditjes me armë ndaj gjyqtarit Astrit Kalaja.

Begaj: Dënoj aktin e patolerueshëm të vrasjes në krye të detyrës të gjyqtarit Kalaja

Presidenti Bajram Begaj dënoi sot ngjarjen e ndodhur në ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë, ku u vra me armë zjarri gjyqtari Astrit Kalaja dhe mbetën të plagosur dy persona të tjerë.

Koçiu dënon vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Akt barbar, kemi angazhuar ekspertët më të mirë

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu dënoi sot vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në ambientet e Gjykatës së Apelit dhe plagosjen e dy qytetarëve.