Prej sot transaksionet financiare me 41 vende të Evropës 5 herë më lirë

Shqipëria shënon sot hap historik në rrugën drejt integrimit evropian dhe zhvillimit ekonomik ndërsa nis aplikimi i pagesave në SEPA (Single Euro Payments Area) që është një sistem i unifikuar pagesash në euro në të gjithë Evropën.


Shqipëria shënon sot hap historik në rrugën drejt integrimit evropian dhe zhvillimit ekonomik ndërsa nis aplikimi i pagesave në SEPA (Single Euro Payments Area) që është një sistem i unifikuar pagesash në euro në të gjithë Evropën.

Banka e Shqipërisë konfirmoi se të gjitha bankat shqiptare janë tashmë të gatshme për zbatimin e këtij sistemi.

“Ky është një lajm i madh për qytetarët dhe bizneset shqiptare që përfitojnë shërbime pagesash ndërkufitare me 41 vende të Evropës, në mënyrë më të shpejtë; më të lirë; më të sigurt”, njoftoi BSH-ja.

Sipas BSH-së përfitimet kryesore janë:
Deri në 5 herë më pak kosto për transfertat në euro jashtë Shqipërisë;
Pagesa ndërkombëtare sikur të ishin vendase;
Kartat bankare shqiptare funksionojnë në të gjithë Evropën;
Komisione të unifikuara dhe të ulëta;
Më shumë lehtësi për bizneset, udhëtimet dhe jetën e përditshme.

SEPA (Zona e Vetme e Pagesave në Euro) është një iniciativë e Bashkimit Evropian që lejon konsumatorët, bizneset dhe administratat publike të bëjnë dhe të marrin pagesa në euro, brenda dhe jashtë kufijve, me të njëjtat kushte si pagesat kombëtare.
Shqipëria, duke u bërë pjesë e SEPA-s, i bashkohet 41 vendeve të tjera evropiane, përfshirë të gjitha shtetet anëtare të BE-së, duke përfituar nga një treg i përbashkët financiar modern dhe efikas.

Ky është një ndër hapat më të prekshëm që afron Shqipërinë me Bashkimin Evropian, jo vetëm në aspektin financiar, por edhe në atë ekonomik dhe institucional. Përfshirja në SEPA tregon se Shqipëria ka përmbushur një sërë standardesh teknike dhe ligjore të kërkuara për t’u bërë pjesë e këtij sistemi.

Procesi është i automatizuar dhe përfshin të gjitha bankat e nivelit të dytë në Shqipëri. Mjafton të kesh një llogari bankare në euro dhe mund të realizosh pagesa SEPA drejt 41 vendeve të tjera të Evropës.

BSH-ja thekson se, përfshirja e Shqipërisë në SEPA është një fitore për të gjithë: qytetarët kursejnë para dhe kohë, bizneset fitojnë efikasitet dhe besueshmëri, dhe vendi forcon lidhjet e tij me sistemin ekonomik evropian.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha: Rruga drejt BE-së kërkon angazhimin e brezit të ri

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, në kuadër të turit “BE dhe Ti: Evropa fillon këtu”, zhvilloi…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Rruga drejt BE-së kërkon angazhimin e brezit të ri

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, në kuadër të turit “BE dhe Ti: Evropa fillon këtu”, zhvilloi…